Dorëheqja në vesh të shurdhër! Berisha: Rama ikën me protesta, McGonigal s’është i vetmi që ai ka korruptuar! Meta: Të hetohet për shkelje të kushtetutës

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi se protestat e opozitës, të cilave nuk u caktoi datë nisjeje, do të jenë për rrëzimin e Edi Ramës, me kauzën e re të tyre, se ka dashur asgjësimin e PD-së. Lidhjen që opozita i bën me ish-agjentin e FBI në hetim në SHBA, kryeministri e quan përpjekje të për të zbehur të vërtetën e lobimit me para ruse të PD.

Me një kërkesë për dorëheqje të kryeministrit, të rënë në vesh të shurdhët, Sali Berisha ka gati një tjetër skenar, si reagim ndaj asaj që e quan përpjekje të Edi Ramës për të asgjësuar opozitën përmes ish-agjentit të FBI, Mcgonigal.

“Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.

Kreu i PD së Rithemeluar përsëriti në konferencën me gazetarët akuzat se Gjykata amerikane e konsideron qeverinë shqiptare një çerdhe korrupsioni, ndërsa thotë se McGonigal nuk është i vetmi zyrtar i lartë amerikan i korruptuar nga Rama.

Në një linjë me të, dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi Ramën se josh dhe korrupton zyrtarët e huaj për të sulmuar kundërshtarët politikë.  Kreu i PL theksoi se do të ketë “hetime të tjera të ndikimeve të paligjshme në zhvillimet në Shqipëri” dhe se takimet e Ramës me ish zyrtarin e FBI-së rezultojnë katër të regjistruara, por ka pasur dhe më shumë.

'Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Rama këtij zotërisë i ndaluar nga Amerika i ka dhënë kundër presidentit në detyrë atë kohë, Ilir Metës për të bërë hetime të paligjshme për të ndikuar dhe marrë dëshmi të rreme. Aktivistja ka thënë disa gjëra që unë i kam ditur dhe do të ketë dhe hetime të tjera të ndikimeve të paligjshme në zhvillimet në Shqipëri dhe kur kam thënë i njoh shumë mirë amerikanët e Edi Ramës dhe i di maskarallëqet e tyre i di këto dhe shumë të tjera, nuk janë katër vizita por aq janë regjistruar për momentin  dhe do të dalin edhe të tjera. Rama donte të shkatërronte rendin kushtetues në Shqipëri. Aty ka dhe disa vende të tjera si Kosova dhe Mali i Zi por vetëm kryeministri i Shqipërisë është me emër dhe mbiemër se atë e ka dërguar dhe në vende të tjera për të bërë çorap edhe Ballkanin.'- tha Meta.

Por kryeministri Rama i ka konsideruar fantazi e ligësi pretendimet e opozitës dhe si përpjekje për të sfumuar lobimin me para ruse të Partisë Demokratike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Berisha për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi: Do përgjigjem me protesta! Të enjten do jem në përgatitje të revoltës më të fuqishme

 

Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare duke thënë se të enjten e ardhshme do të përgatitet për protestën e radhës, por nuk dha një datë se kur do të mbahet.

“Parlamenti i Lindës dhe i Ramës, parlamenti i turpit në historinë e parlamentit. Beteja do zhvillohet në çdo sallë, në çdo insitucion. Të enjten do jem në përgatitje të revoltës më të fuqishme që keni njohur”, tha Berisha.

Ora 13:25
Berisha: Rama të japë dorëheqjen, është kriminel ndërkombëtar! Ne kemi nisur lëvizjen për rrëzimin e tij

 

Sali Berisha ka kërkuar edhe  një herë sot dorëheqjen e Kryeministrit Rama pasi sipas tij ai është kriminel ndërkombëtar.

“PD nuk merr pushtet në mënyrë tjetër përveçse me zgjedhje. Ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Është kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt kundër vendit të tij dhe kundër partnerit, vendit udhëheqës të NATO-s, SHBA-ve”, tha Berisha.

I pyetur se do të shkojnë apo në zgjedhjet e 14 majit me Ramën kryeministër, Berisha nuk dha një përgjigje të qartë.

“Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Këtu data, muaji janë njëra anë rrëzimi i Ramës është destinacioni absolut. Kjo opozitë ka për mision rrëzimin e Ramës”, tha ai.

Ora 13:16
Berisha sulmon Kim: Ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet! I besoj vetëm varianteve të zëdhënësit të DASH

 

Sali Berisha vijon me akuzat dhe sulmet për ambasadoren amerikane Yuri Kim duke thënë se ka gënjyer qeverinë e vet. Për këtë i referohet shpalljes së tij “non grata” nga SHBA teksa nuk dha detaje se me kë ka komunikime në SHBA, por u shpreh se i beson zëdhënësit të DASH.

“Vendimi për non gratën është i bazuar në shpifje, trillime lobime të Edi Ramës dhe George Soros dhe së fundi kam arritur të factoj se është dhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet.

Unë i besoj zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. E ka stis Edi Rama me Yuri Kim këtë të FBI nuk e di? Mbetem të zëdhënësi i Departamentit të Shtetit që thotë se burimet janë gazeta të kontrolluar anga Rama dhe Soros”, tha Berisha.

Ora 13:13
Berisha: Basha e ka rastin për të treguar burimin e parave ruse! Të deklarojë burimin e parave, e ka detyrim

 

Sali Berisha insiston se në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë përfshihet se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD" kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën se nuk e ka përgjegjësinë. Megjithatë thotë me bindje se rusët kanë shpërndarë para në Shqipëri.

“Nëse ka njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme dhe të përsëritur ka qenë Sali Berisha. Për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Në prill të vitit 2022, deklaron Lulzim Bashës se ke futur duart thellë në xhepat rusë ndërkohë ndërhyn me Ëngjëll Agacin në mënyrën më të fuqishme e bllokon hetimin, dosjen. Nuk e con dosjen në Gjykatën e Lartë në dhunim të ligjit.

Më tutje, e kam denoncuar sepse ju më keni dëgjuar të flas për peng Basha. Kjo ishte ta marrësh peng me dosje. Më pas më erdhën mesazhe nga bashkatdhetarët në SHBA që më deklaruar se s’kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin por kanë firmosur siç i kanë dhënë për të ndihmuar PD dhe janë të gatdhëm të deklarojnë në Prokurorinë e Tiranës. I kam kërkuar Lulzim Bashës të deklarojë burimin e parave. Doli raporti që citonte në mënyrë direkte PD. Lulzim Basha e mohoi në mënyrë të kategorike, kam kërkuar që të bëjë publik burimin e parave, përndryshe mbetet variant i padiskutueshëm. Në këtë mënyrë ti pavarësisht se mund të kishte shkelje ligjore, po cliroheshe nga një barrë e madhe që e kishe detyrim. Basha as sot nuk e ka bërë këtë. I është thënë në cdo rast dhe pasi ka dalë raporti që të tregojë burimin. Nëse thua s’kam marrë kurrë, atëherë trego ku i ke marrë.

Shumë pyesin por çfarë iu desh Edi Ramës? Iu desh për ta marrë peng me dosje. Dosja për financimin, hetim i turpshëm shkoi në Apel, nuk e lejoi Rama të shkojë në Gjykatë të Lartë dhe i tha të shpëtoj unë tani. Lulzim Basha ka rastin të thojë që paratë nuk i kam marrë nga rusët por nga ky burim. E sigurt është që rusët kanë shpërndarë para, ka marrë apo jo Basha le ta thojë vetë”, tha Berisha.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBËRORI: 27/01/2023 22:38

    Ilir kak Meta dhe sali bajga jan dy wc të qelbura të Shqipris. Kto 2 monstra e kan vëndin në burg. E pastaj aty të dy do Lozin domino e do bojn politik burgaxhinjt.

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/01/2023 19:32

    O berishe o burre bajge ik nga politika!!ti je shkatrrimtari nr 1 bashke me liken e "pyllit" te liris!ju doni burgun te paret pastaj te gjithe me radhe pa perjashtim!!

    Përgjigju
  • Toni: 27/01/2023 18:59

    Njerez te ndyre

    Përgjigju
  • Nori: 27/01/2023 18:59

    Mendjen vetem per shkaterrim e keni

    Përgjigju
  • 2 huliganet: 27/01/2023 17:31

    Ju 2 kriminelet e hajdutet me te medhenj te historise se shqiperise,EDI RAMES dhe SHQIPTAREVE 2 MILION E CA,qe i katandiset,t'u hani ate qe s'hahet dhe ate qe per etike,nuk thuhet.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/01/2023 15:22

    Akuza pa fakte,po skemi ca presim nga kriminela si ju qe vetem genjeshtra thoni.

    Përgjigju
  • Fjona: 27/01/2023 15:21

    Vetem genjeshtra thoni pa fakte pa asgje.

    Përgjigju
  • Genci: 27/01/2023 15:19

    Ckeni ber ju per popullin qe sot po kerkoni dorheqjen e Rames? Asgje tjt pervecse mashtrimeve te Saliut e krimeve

    Përgjigju
  • Notknow: 27/01/2023 15:18

    Po Saliu qe ka shkel te gjitha te drejtat kryesore qe nje njeri mund te ket,te vrasi njerez??! Kriminela keni goj e flisni

    Përgjigju
  • Babuli Ta Nguli: 27/01/2023 14:32

    O QENI Arbëror mëso Shqip o derr i trash, se në Shqip nuk ekziston fjala shkjau. Po ti do thuash që nëna ime sërbe e baba taleban kshu ma kan mësuar mua Shqipen skam ça ti boj. Atëhere komento te sërbi se ti ske öidhje me Shqiprin.

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/01/2023 13:30

    Për veq tek Putini ose Lukashenko Edvin shkjau shqipfolës nuk ka vend tjeter!, ndoshta përkohësisht tek vllau Vucic

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 27/01/2023 13:28

    Kongresi American te tregoj kush e lidhi Ramen me McGonagall thot ky bajga, ky palaco jep urdher kongresit amerikan. Ky ka rriedhur me gjithe ata qe I vene nga pas dhe kujtojne se jane ne kongresin e FRPDsë te atij Kolicit ca e quajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë