Berisha: Rama mori autorësinë
e skenarit të dhunës në Parlament

Berisha: Rama mori autorësinë<br />e skenarit të dhunës në Parlament
TIRANE - Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit, pas dërgimit në gjykatë të deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për dhunën e ushtruar ndaj Gent Strazimirit, i kërkonte Prokurorisë që të zbardhte çështje edhe më të rëndësishme, si ajo e 21 janarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon se sipas tij, deklarat e Ramës, lënë të kuptosh se ka qenë ai skenaristi dhe ideatori i dhunës në Kuvend. Sipas Berishës, shefi i qeverisë, kërcënon organin e akuzës, duke shtuar se Ramës i duket e parëndësishme një çështje nëse nuk ka armë apo dhëmbë të thyer.

Ish-kryeministri shkon më tej duke u shprehur se Rama me deklaratat e tij,  merr autorësinë e skenarit të dhunës ndaj deputetit demokrat Strazimiri.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i ish-kryeministrit Edi Rama:

Te dashur miq, pas publikimit te videos se turpit, qe ka zemeruar dhe neveritur çdo qytetar pavaresisht nga perkatesia pariake si per aktin e shemtuar ashtu dhe dhe per nivelin e ulet te perfaqesimit ne Parlament, Edi Rama, producenti, regjizori dhe skenarist i ketij akti kriminal, ishte dje i vetmi njeri qe vrapoi te dale haptas ne mbrojtje te ketij akti dhe fallangave tij te krimit. 

Keshtu, ne deklaraten e tij per vendimin e Prokurorise per te hapur çeshtje penale ndaj dy banditeve Ndoka dhe Ndreu, qe goditen per shkak te detyres, me urdher te tij, Strazimirin, Rama shkruan: "Në historinë e nje Kuvendi ku jane zbrazur deri edhe arme perveç sharjeve me liber shtepie dhe dufeve me kembe e me duar, apo ku kane rene pertoke disa dhembe te thyer brenda nje raundi te vetem, masa e lajmeruar nga prokuroria eshte e papare".

Me kete deklarate Rama kercenon haptas prokurorine dhe me se paku fakton se skenari i tij i goditjes, me urdher te tij, per shkak te detyres te deputetit Strazimiri, i duket i parendesishem pasi nuk kemi patur shkrepje armesh dhe dhembe te thyer ne sallen e Parlamentit por vetem "skuqje e pjeseve lakuriqe te kokes", siç shprehet ai vet me cinizem.

Me kete deklarate kercenuese, ne te cilen shpall "te papare" vendimin e prokurorise, Rama jo vetem merr plotesisht autoresine e skenarit te krimit por i dikton prokurorise qe ajo duhet te nderhyje vetem kur te zbrazen arme dhe te vriten opozitare ne Parlament apo se paku t'ju thyhen dhe t'u bien disa dhembe ne sallen tij dhe jo per "skuqje te pjeseve te zbuluara te kokes". 

Kjo eshte ajo çfare i premton opozites i nipi i xhelatit te inteligjences teknike shqiptare Spiro Kolekes dhe i biri i Kristaq Rames, qe firmoste se bashku me diktatorin Alia varjen ne sheshet e qyteteve te vendit dhe ekzekutinim me proçese fallso te disidenteve dhe qytetareve te pafajshem shqiptar edhe pas renies se murit te Berlinit! Ne kembe te gjithe se bashku kunder klikes Rama - Meta qe po çojne vendin me shpejtesi drejt destabilizimit madhor!! 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim