TIRANE – Kryeministri Sali Berisha ftoi sot liderin e Partisë Socialiste që të votojë ligjin për heqjen e imuniteteve për zyrtarët e lartë e të “mos dëgjojë më këshillin e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë”.
Gjatë mbledhjes javore të Qeverisë Berisha këshilloi gjithashtu Ramën që “të mos degjojë nënkryetarin në hije të PS, që mbron pasuritë e tij, aspak të qytetarëve, të bëjë zgjedhjen midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit që ka 20 vjet që e voton e robtohet pas tij”.
Më pas shefi i ekzekutivit foli edhe për shoqëri që shet klikime online në këmbim të pagesës që sipas tij është përdorur nga kryesocialisti: “blejnë klikime, 3 euro një mijë klikime”, tha Berisha. “Pas një qendër që shiska klikime dhe kështu na u bë edhe kryebashkiaku më i votuar”, shtoi më pas ai duke iu referuar Ramës.
EKONOMIA NE VESHTIRESI
Më pas kryeministri pranoi se “ekonomia shqiptare nuk është pa vështirësi”. Ajo “përballet me vështirësi serioze”, shtoi ai duke dhënë edhe një shembull: “Prodhimi i energjisë mujore nga marsi 2011 në mars 2012 shënoi një rekord të ulët katastrofal të paparë ndonjëherë”. Kjo, sipas tij, “imponoi importe të mëdha energjie dhe bëri të mundur që në asnjë vend energjia të ndërpritej për mungesë të saj”. Kryeministri theksoi se, natyrisht, kjo nuk kaloi pa pasoja dhe, përkundrazi, “pati ndikim të fuqishëm në mekanizmin e ekonomisë shqiptare”.
RRITJE RROGASH
Por Kryeministri theksoi se modeli ekonomik i qeverisë së tij ishte aq i sukseshëm saqë, pavarësisht nga këto vështirësi, të lejonte një tjetër rritje rrogash e pensionesh që ai njoftoi gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit. “Ky vendim është një realizim i politikës së kësaj mazhorance”, tha ai, “një shpërblim i merituar në 100 vjetorin e pavarësisë”.
Sipas tij, vendimi tejkalon me 3 deri në 5 herë “indeksimin apo inflacionin e këtij viti. Vendimi gjithashtu është një tjetër i rëndësishëm pasi ngushton më tej diferencat midis rrogave të mesme të punonjësve dhe rrogave më të larta të vendit: raport që e gjetëm në 1 me 11 dhe zbret në 1 me 5”.
Kryeministri nënvizoi se në kulmin e krizës ndërkombëtare, ekonomia shqiptare dyfishoi eksportet dhe mbajti borxhin në shifra të njëjta. “Këtyre që u bien sirenave u them: shikoni pak borxhin në vendet përreth” ku është dyfishuar, tha ai. “Kjo ekonomi ia doli në kulmin e krizës së kontinentit të ketë një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se mesatarja e rajonit. Kjo ekonomi ia doli në kulmin e krizës së kontinentit të ketë një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se mesatarja e rajonit”, theksoi Kryeministri Berisha.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com