Berisha - Ramës: Fyle më dërgoi
letër, hajde të heqim imunitetin

Berisha - Ramës: Fyle më dërgoi<br />letër, hajde të heqim imunitetin
Pesë ditë nga seanca e jashtëzakonshme e caktuar nga parlamenti, për të votuar ndryshimet në Kushtetutë për heqjen ose kufizimin e imunitetit, kryeministri Berisha i përsërit thirrjen liderit të opozitës të votojë, ndryshe shqiptarët do ta ndëshkojnë në zgjedhjet parlamentare të 2013-tës.

Nga Mbledhja e Këshillit të ministrave, në një transmetim direkt në televizionet shqiptare kryeministri i përcolli kundërshtarit të tij politik këtë mesazh:
“Zoti Rama nëse mendon se duke mbajtur murin do dëmtosh Sali Berishën e qeverinë e tij bën një gabim të rëndë, sepse pas zgjedhjeve të 8 majit ishe ti që u the shqiptarëve që kemi bërë gabim me bllokimin dhe do votojmë cdo reformë. Nëse mendon se për inat të Berishës do i bllokosh statusin Shqipërisë, atëherë cdo shqiptar ka 100 motive për të të dhënë përgjigjen që meriton.

Është kalkulim tërësisht i gabuar nëse mendon se duke bllokuar statusin bllokon qeverinë. Të jesh i bindur se shqiptarët do të flasin në mënyrë serioze dhe kanë 100 motive për të dhënë atë që meriton po bllokove kësaj radhe.”

FYLE ME KERKON TE HEQIM IMUNITETIN
Kryeministri informoi gjithashtu për një letër që komisionari për zgjerimin e Bashkimit Europian i kishte dërguar dje ku i kërkonte të votohej heqja apo kufizimi i imunitetit dhe reforma parlamentare.
“Fyle më dërgoi një letër ku, shprehu vlerësimin për reformat dhe kërkoi të kompletojmë reformën e imunitetit dhe më pas atë të parlamentit. Përsëris flesën të lëmë mënjarën retorikën dhe të rrëzojmë murin e imunitetit”- tha Berisha, duke i kujtuar se i kishte plotësuar të gjitha kushtet që kishte vendosur Rama dhe seanca e datës 6 gushtit ishte vendosur bashkarisht mes dy partive, dhe jo nga mazhoranca.

"Shqiptarët e shohin mirë se Berisha po bën gjithçka dhe ka bërë të gjitha lëshimet së bashku me këtë qeveri e aleatët e vet që 6 gushti të jetë pengesë e madhe më pak në rrugën drejt integrimi."- tha Berisha.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!