TIRANE- Kryeministri Berisha i bën thirrje kreut të opozitës të bashkëpunojë për të përfunduar reformën zgjedhore duke lënë mënjanë praktikat e kokës së turkut. Nga mbledhja e grupit PD, kreu i mazhorancës ftoi Ramën të punojnë për heqjen e imunitetit e cila siç tha ai "po mbahet peng nga këshilli i miliarderëve në PS"
BERISHA- RAMES: HAJDE TE MBYLLIM REFORMEN ZGJEDHORE
“I bëj thirrje Edi Ramës të vendosim interesat evropiane si përparësi mbi cdo përparësi. Kemi punuar muaj të tërë në reformën zgjedhore e kemi sjellë pothuajse në përfundim të plotë. Është bërë një punë serioze, nuk duhet që në momentet e fundit të përdoret fuqia politike e drejtuesit për të bllokuar procesin.”- deklaroi Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.
Berisha tha se Rama kërkon konsensus duke bërë prerë koka turku por kjo nuk është praktika e duhur.
"kokë e turkut na u bë helmi në tepsi që servirte dikatura cdo gjashtë muaj për të nakatosur shpirtrat e njerëzve. Nuk bëhet konsensusi nëse duhet të presim koka. Demokracia nuk është prerje kokash. Ndaj e ftoj pa paragjykime, duke vendosur interesat evropiane. Garantoj që me angazhimin më të madh do të mund ti kompletojmë plotësisht reformat që presin shqiptarët”- tha Berisha.
BERISHA- RAMES: ME SILL NJE LIGJ PER AMNISTINE E KESHILLIT TE MILIARDEREVE
Kryeministri u shpreh i gatshëm të heqë imunitetin, i cili sipas tij “po mbahet peng për pasuritë e Tom Doshit, Fidel Yllit, Koço Kokëdhimës. “Më mirë të sjellë një ligj për amnistinë për ta se të mbajë peng procesin.”
“Rama- tha Berisha- të mos tregojë që është i vetmi qeveritar që e do mazhorancën me imunitet. Të ngrihet mbi këshillimin e miliarderëve. Ata janë 3-5-10 por qindra mijëra socialistë shqiptarë që duan të heqin imunitetin”- tha Berisha.
BERISHA: EUROPA NE KRIZE, NE RRISIM RROGAT
Kryeministri Berisha njoftoi në grupin PD dhe për vendimin që pritet të ndërmerret në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Ministrave për rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Nuk ka vendim më njerëzor se vendimi për të rritur rrogat dhe pensionet në këtë periudhë. “- tha Berisha duke nënvizuar se “Rrogat nuk do të rriteshin, nëse ekonomia shqiptare, qeverisja dhe reformat nuk do të ishin një histori e vërtetë suksesi.”
Berisha nënvizoi gjithashtu se tek kjo rritje qeveria vjen “pa marrë asnjë qindarkë borxh” dhe në një kohë kur e gjithë Europa është përfshirë në krizë. “
Kryeministri shtoi se është periudha të vjelim rezultatet e politikave që qeveria ka ndërmarrë për prodhimin bujqësor, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Ai përmendi rastin e Dhimo Kotes, kryetarit të bashkisë së Xarrës.
“Heroi i Edi Ramës, por dhe miku im Dhimo Kote, më tha në takimin e fundit se përpara eksportonte shalqi, tani është shumëfishuar çdo gjë sepse është rregulluar rruga, dhe tani realizohet në një kohë rekord.”- tha Berisha duke kujtuar se në 8 vitet e qeverisjes socialiste “nuk i ndërtuan rrugën”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com