Berisha rikthehet në krye të PD?

Berisha rikthehet në krye të PD?

Sali Berisha

“Kurrë mos thuaj kurrë, “never say never”, kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor sot prapë. Po ecja në një drejtim dhe kam ndërruar. Drejtimi i PD? Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timën kushtetuese më,” – tha Berisha në intervistën e tij për kanalin televiziv që financohet nga familja e tij. Dhe nuk është ndonjë habi e madhe. Edhe mund të rikthehet në krye të partisë që e mori, përdori dhe trashëgoi për disa vite tek beniamini i tij Basha. Rikthimi i tij në krye të Partisë Demokratike, natyrisht shihet si “shpëtimi” nga ndëshkimi amerikan dhe drejtësia e re. Por gjithçka mund të jetë e panevojshme. SHBA, apo më mirë DASH-i, e kanë menduar mirë planin ç’ka duhet të bëjnë me vampirët e pushtetit dhe destabilizuesit e këtij vendi.

Fushata e Lulzimit për të rimbajtur postin e kryetarit, shumë shpejt mund të fshihet me zero, në rast se Sali Berisha do ti thotë atij “ik se do të rimarr unë partinë”. Nuk vlen as beteja mes Lulzimit dhe rivalëve, që në dukje “dakortësuan non-grata” amerikane, por në thelb ata nuk guxojnë ti përmendin emrin Doktorit. Ata nuk e dënuan dhe as nuk e deklaruan “përjashtimin e tij nga grupimi i ri parlamentar” për të vazhduar betejën ligjore larg partisë. Ata e ngritën në “qiell” Doktorin e tyre për “meritat si themelues i partisë dhe si i vetmi kontribues i arritjeve në 30 vitet e demokracisë në Shqipëri”. Por ja që Doktori, duke dashur të bëhet “hero dhe martir i demokracisë”, dhe duke dashur të etiketohet “një Nano i dytë” ka vendosur që ndëshkimi ligjor ta gjejë kryetar partie ose më mirë opozite. Ai po kërkon me ngulm të bëhet “heroi” i ditës.

Asgjë nuk do ta ndalte Doktorin të ishte në fokusin dhe faqet e para të mediave vendase dhe të huaja, por jo si i akuzuar por si “kryetar opozite, dhe bile i arrestuar”. Si ka mundësi të ndodhin këto skenarë me një parti që edhe pse ka humbur 5 palë zgjedhje, edhe pse ka humbur mbi 300 mijë vota shqiptarësh dhe militantësh, toleron të bëhet “plaçkë e përdorur” në duart e një ish-kryetari ? Dihet se Sali Berisha ç’nuk do të bënte ,të mbushte faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, vetëm për tu dukur se “po ndëshkohet një kryedemokrat dhe kryetar opozite”. Doktori ecën akoma me skenarin e viteve të Nanos së arrestuar nga vetë ai, dhe kujton se gjithë bota, rrotollohet rreth tij. Një rikthim i tij në krye të Partisë Demokratike (me synimin qesharak për tu viktimizuar politikisht) do të jetë një prej faqeve më të zeza në historinë e asaj force politike. Ajo do të vendosë përfundimisht, fatin e patjetërsueshëm të PD, degradimin dhe kthimin e saj në shoqatë. Sali Berisha padyshim e ka ditur dhe kujtuar vazhdimisht faktin se “drejtësia vonon, po nuk harron”, dhe kurrë nuk ka dashur të ikë përfundimisht nga Partia Demokratike.

Ndoshta ka menduar për këtë ditë. Ai nuk ka harruar as shijen e hidhur të pushtetit, që ka ndëshkuar ligjërisht edhe pas 2-3 dekadash homologët e tij në dhjetra vende europiane dhe më gjerë.Rikthimi i tij në krye të PD-së, do të jetë hapi më i gabuar, që mund të bëjë ai në fund të karrierës tij politike, dhe dritëshkurtësi logjike që do ti zhbënte edhe ato pak “merita” që ende i kanë mbetur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen