Futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit Etrit Berisha është në konsidion shumë të mirë fizik sipas stafit mjekësorë të ekipit të Kalmarit në Suedi, ku aktivizohet edhe portieri i parë i kombëtares sonë të futbollit.

Berisha u dëmtua në ndeshjen me Lituaninë në gju duke dalë nga fushë, por mjekët suedezë qetësojnë situatën duke deklaruar se 'gardiani' është i gatshëm të zbresë në fushë duke filluar nga kjo fundjavë për ekipin e Kalmarit.

Berisha në dy ndeshjet me Shqipërinë ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë duke treguar është gati që të marrë në dorë portën e ekipit kuqezi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)