Tomas Strakosha është automatikisht portieri i dytë te italianët pas dëmtimit të Berishës. Ndërsa vendin e tij në ekipin kombëtar do ta zërë Ujkani nëse nuk arrin të rikuperohet në kohë. Dëmtimet vazhdojnë të penalizojnë lojtarët shqiptarë në kampionatet Evropiane. Futbollisti i radhës që është dëmtuar pas Etrit Berishës është Amir Abrashi. Shqiptari që luan në kampionatin zviceran i lakuar shumë ditët e fundit për një kalim te Lacio apo Bayern Leverkuseni pas interesimit të këtyre të fundit ka marrë një dëmtim të rëndë në pjesën e hundës, që do ta detyrojë që ndeshjet e radhës në kampionat me Grasshoperin ti luajë me maskë.
Futbollisti ka thyer hundën dhe duhet të luajë me maskë. Shqiptari u dëmtua gjatë një dyluftimi me mbrojtësin Mishel Lang në ndeshjen e fundit në kampionat. Megjithatë edhe mos grumbullimi për ndeshjet e kombëtares nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh për De Biasin, pasi fati i Shqipërisë për këto dy ndeshje eliminatore tashmë është përcaktuar pas humbjes që mori në Islandë dhe në Slloveni duke dalë jashtë garës për një vend në Brazil në 2014. Në dy ndeshjet e mbetura të edicionit trajneri italiani do të fokusohet më shumë te mundësia për afirmimin e futbollistëve të rinj, por pa harruar edhe kontratën e re me Kombëtaren.