Berisha rrit pagat me borxh, nga
janari u morën hua 1.7 mld euro
Ministria e Financave ka shpallur disa ankande letrash me vlerë, që e tejkalojnë tri herë sasinë që mendohej të merrej në korrik si borxh i brendshëm. Ky ishte rezultati i ultimatumit të Berishës që kërkoi me çdo kusht rritje të pagave e pensioneve.
TIRANE - Ministria e Financave ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë”.
Kjo është koha, kur Ekzekutivi pezullon pjesën më të madhe të veprimeve me arkën, duke kryer vetëm ato më të domosdoshmet, për paga, pensione dhe fatura ndërkombëtare. Në fakt, edhe vetë ministria e Financave kishte planifikuar për dy muajt e tranzicionit 11 miliardë lekë bono 12-mujore për korrikun dhe 15 miliardë të tilla për gushtin, në pritje të marrjes së detyrës nga qeveria e re. Kjo është e evidentuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit.
(Në foto: Të dhënat e bonove të thesarit që do nxirren në shitje nga qeveria)Por, që me ankandin e 9 korrikut shifra shkon në 25.4 miliardë lekë. Për më tepër, më 3 korrik është zhvilluar edhe një ankand tjetër nga ky dikaster, ku janë shitur 5 miliardë lekë obligacione me afat më të gjatë, trevjeçar maturimi. Në total, deri më datë 9 korrik, qeveria është përgatitur të thithë në formën e borxhit të brenshëm një sasi prej 30.4 miliardë lekësh, nga 11 miliardë të planifikuara, ose 217 milionë euro.
(Në foto: Të dhënat e obligacioneve që do nxirren në shitje nga qeveria)VENDIMIPas këtij ndryshimi të qendrimit të ministrisë duket qartë se ka qenë vendimi politik – populist – i vetë kryeministrit në largim Sali Berisha, i cili, pa përfillur mendimet e specialistëve të financave publike dhe zërin e ministrit të tij Ridvan Bode, që janë ankuar për gjendjen e keqe të arkës së shtetit, ka urdhëruar zbatimin që në korrik të rritjes së planifikuar të pagave e pensioneve. Efekti në buxhet për muajt e mbetur është 2.5 miliardë lekë, por kërkesat e qeverisë nuk kufizohen vetëm këtu, pasi shumë punë kanë mbetur përgjysëm dhe ndërkohë të ardhurat sa vijnë e pakësohen, duke rrezikuar edhe pagat e pensionet në nivelin aktual.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34