Berisha: S'shqetësohem fare për
KQZ, Rama po desh t'i sjellë emrat

Berisha: S'shqetësohem fare për<br />
KQZ, Rama po desh t'i sjellë emrat<br />
<br />
SHKODËR – Kryeministri Berisha deklaroi sot se nuk është absolutisht  shqetësuar për çështjen e KQZ-së, institucionit që ka mbetur me katër anëtarë. Sipas tij, Rama ç’të bëjë të dojë me atë që krijoi vetë,  pasi KQZ-ja është e konstituar. I vetmi moment lëndues për mua, tha Berisha, ishte dorëheqja e Jani Janit, si përfaqësues i minoritetit. Këto mendime ai bëri të qarta sot, gazetarëve të mediave lokale të Shkodrës:
 
“KQZ-ja është një krijim i Edi Ramës, i cili u tha ambasadorëve se po humba, nuk i njoh zgjedhjet. Unë nuk u shqetësova, sepse ky njeri ka alergji nga vota. Ky vetëm parim nuk njeh. Le të shkojmë në 2009-ën. Ai njohu zgjedhjet? Nuk i njohu kur çdo deputet në atë Parlament është firmosur nga 7 anëtarë. Ndaj, të bëjë ç’të dojë, në dashtë t’i sjellë emrat, në dashtë të mos i sjellë; në dashtë  t’i njohë zgjedhjet, në dashtë jo.
 
 Në gjithë historinë e KQZ-së, një moment është shumë  i veçantë. Ai i Jani Janit, që rastisi si një përfaqësues i minoriteve. Ai rastisi të ishte, se mund të mos ishte dhe kjo ishte gjë shumë mirë. Mirëpo çfarë bënë? E bënë mall tregu! Futën një njeri në listat e PS-së dhe e detyruan Janin të japë dorëheqjen. K
 
Kë është një moment shumë lëndues për vendin në tërësi, por prapë janë çështje të tyre.
Komisioni është i konstituar. Z.Rama, po i solli kandidaturat, do t’i votoj. Pse, po ndiej ndonjë shqetësim unë se ai po përgatitët të justifikoë humbjen?!  Loja e tij është “Fair play”, - përfundoi Berisha.

BASHKEBISEDIMI ME GAZETARET

Kryeministri nisi rreth mesditës, bashkëbisedimin e tij me mediat lokale të Shkodrës. Fjala e tij u ndërpre nga falja e hoxhës, të cilin Berisha e priti derisa e përfundoi për të rinisur bashkëbisedimin. Berisha u pyet ndër të tjera për rastin e dështimit të Albpetrol dhe ÇEZ-it dhe shpjegoi se qeveria po bën gjithë veprimet ligjore, për të marrë atë që i takon. Një pyetje ishte edhe për tifollikun e tij të fortë në finalen e "Champions League". "Mos u çuditni, por unë jam gjithnjë tifoz me fitimtarin", - tha ai. Lidhur me një debat publik me liderin e PS-së, Berisha tha se atë më mirë ta bëjë me Metën, "se ata s'kanë zgjidhur ende kush do bëhet Kryeministër".

BERISHA: RILINDJE DO TE THOTE RESTAURACION I PLATFORMES SE BLLOKUT

Kreu i Qeverisë u shpjegoi gazetarëve bindjen e tij se "fjala "Rilindje" në fakt do të thotë "restauracion" i platformës së bllokut. Ndaj dhe shqiptarët po e braktisin këtë platformë, që nisi në sheshe dhe përfundoi në  salla të mbyllura. Rama mori një akademik nga Bullgaria, që të fliste për taksën progresive, mirë ai bëri të kundërtën: jo, tha, taksat nuk lëvizen! Sipas Ramës", - tha Berisha, - " në këto katër vjet, në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjë zhvillim. Sipas tij, autostrada me Malin e Zi, është një gjë e keqe. Sipas tij, rritja e rrogave dhe pensioneve është diçka e keqe. Sipas tij, Shqipëria natyrisht që ran ë krizë, por nuk kaloi në recension, është diçka e keqe. Kush e ka lexuar Remarkun? Ishte aty një personash, një vajzë e sëmurë që i thërriste dikujt njëherë Albert, Frederik, se ishte e sëmurë, por edhe ky njeri, që udhëton me autobusin e tij mavi, nuk e sheh realitetin. Ajo e kishte me hënë, kurse zotëria e ka me autobusin mavi. Tani pres pyetjet tuaja", - tha Kryeministri.
 
NE ZONAT E THELLA DO ZHVILLOJME ENERGJITIKEN, BASHKE ME TE VJEN URBANIZIMI

Pyetjes se "Cili do ishte prioriteti juaj për zhvillimin e zonave të thella, që kanë probleme në infrastrukturë?", kreu i PD-së iu përgjigj: "Dua të theksoj sërish se ajo që është arritur, është e shkuar dhe e shkuara shërben vetëm për një gjë: Nuk ka vlerë të merresh me të nëse ti nuk e përdor për të projektuar të ardhmen. Unë po marr këtë moment që u theksua. Ne kemi investuar fuqishëm në çdo qark të Shqipërisë. Kemi investuar në Vlorë, ndoshta më shumë se kurrë, për shkak të potencialit të saj të jashtëzakonshëm turistik, në Gjirokastër etj. Ne do shkojmë deri në Theth me rrugën e re. ndërkohë, janë një seri burimesh ujore e në rast se Thethi për dekada vuajti për energji elektrike, ajo zonë do bëhet një gjenerator i fuqishëm i energjisë elektrike.  Ato do prodhojnë më shumë se Vau i Dejës të marra sëbashku. Përveç turizmit, atje do zhvillohet në mënyrë të veçantë energjitika. Ndërtimi i hec-eve do ndikojë në zhvillimin e urbanizimit".
 
"ALBPETROLIT DO T'I MARRIM 10 %-IN, KURSE ÇEZ KERCENOI SIGURINE KOMBETARE"

"Kanë kaluar muaj nga dështimi i Albpetrolit. A është marra shuma prej 85 milionë që i përkiste, qeverisë? Po për ÇEZ-in?"- ishte një pyetje tjetër.  "Është e vërtetë ajo që thoni", - tha Berisha. - "Qeveria shqiptare po bën gjithçka që të marrë 10%-in që i takon nga Albpetroli.  Lidhur me ÇEZ-in, qeveria ishte shumë e interesuar për suksesin e tij. Nëse lejuam ngritjen e çmimit, kompensuam konsumatorin. ÇEZ, siç e keni marrë vesh, shkeli rëndë rregullat. Në mënyrë të veçantë, pat një moment kur ÇEZ në Shqipëri veproi jashtë çdo morali social të korporatave. Korporatat kanë një detyrim social dhe ajo shkoi në ndërprerjen e ujësjellësave, në një kohë kur borxhi i saj ndaj Shqipërisë ishtë shumë i madh.  Ky ishte një veprim fatal për të dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ju e patë se çfarë ndodhi në Bullgari. Në Shqipëri nuk ndodhi. Një korporatë edhe në falimentim të plotë, nuk I lejon vetes veprime antisociale.Largimi i saj nuk solli probleme, ka një menaxhim qartësisht më të mirë dhe faktohet çdo javë që nuk ishte një dëm i parikthyeshëm. Performanca financiare është shumë më e mirë. Pra, jo çdo e keqe sjell një të keqe.ÇEZ dështoi,por shqiptarët po e menaxhojnë shumë më mirë.
 
NE I VOTOJME TRE LIGJET, KURSE RAMA THJESHT DO LAJE DUART ME TO

Berisha sqaroi edhe çështjen e tre ligjeve: "Për tre ligjet, ne çdo ditë kemi qënë shumë të gatshëm për t’I votuar. E thashë njëherë si ai që kërkon të lahet me pellgun që ka krijuar, mendon se mund ta justifikojë tani statusin që ia grabiti shqiptarëve për një vit rresht. Nuk ka një akt të tillë në historinë e botës. Ky votim nuk ka asnjë efekt në perspektivë, sepse bëhet në tetor dhe vendimi merret në dhjetor. Këto duhej të ishin bërë në dhjetor. Tani a do t'u thotë ai shqiptarëve se mbi ç’bazë përdori pushtetin që ata i besuan për një vit rresht për t’u bllokuar statusin?! Ndaj dhe mendoj se votimi i tyre është qartësisht ajo që ka dashur PD-ja. Për ne është ajo që kemi kërkuar; për atë është një larje duarsh pas krimit të shëmtuar, bllokimit të vendit të vet të statusit, të100 milionë eurove si dhe prestigjit. Kemi një njeri që bllokon dhe nuk pyet për asnjë interes kombëtar dhe pastaj bën betime, nuk ju tradhtoj, thotë. Ligjet ne kemi qënë gati t’i votojmë në çdo kohë ato, sikundër u përgatitëm për referendum.

Ndërsa amnistinë ne e përgatitëm për 100-vjetorin. Çdo shtet bën amnistira. Siç ndëshkon, bën dhe falje. Ne miratuam në qeveri, projektin, por z.Rama e kundërshtoi dhe ne u detyruam të jemi të pjesshëm brenda atyre kompetencave që lejonte ligji pa 3/5-at. Ata që nuk e votuan, janë të ftuar ta votojnë".

BERISHA: JAM GJITHNJE TIFOZ ME FITIMTARIN

Kryeministrit iu drejtua një pyetje edhe për tifollikun e tij të fortë në finalen e "Champions League". "Mos u çuditni, por unë jam gjithnjë tifoz me fitimtarin", - tha ai. - " Edhe kundërshtarin e miratoj. Jam mahnitur me atë ndeshje. Qe një ndeshje e vërtetë, si ekip madje, sepse shpesh unë shoh topin, por edhe lojtarët, se performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Fitoi ai që e meritoi. Luajti më mirë Bajerni, e dominoi ndeshjen, pavarësisht se ata fituan. E vështirë shumë ajo ndeshje, por ata qenë më kompetentë në fushë. Ndeshja për shkak sa s’po përfundonte e fituar nga portierët. Portierë të jashtëzakonshëm. Aty fitoi traineri, pati shumë durim".

DEBAT PUBLIK ME RAMEN? AI ME MIRE TA BEJE ME METEN, QE TE ZGJIDHIN KUSH DO BEHET KRYEMINISTER

Lidhur me një debat publik me liderin e PS-së, Berisha tha se atë më mirë ta bëjë me Metën, "se ata s'kanë zgjidhur ende kush do bëhet Kryeministër". Sipas tij, media kujton se ai është duke bërë diversion, por në fakt një gjë e tillë doli nga goja e Naços dhe Naço nuk foli kot. Ramës i kanë thënë që je personalitet i madh dhe fryhet si kaposh, por, personalitet i madh në opozitë", - nënvizoi kryeministri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari