Berisha - Saninos: Duam
konsensus për Zaganjorin

Berisha - Saninos: Duam<br />konsensus për Zaganjorin
TIRANE-Drejtori i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino, ka vizituar sot Tiranën, pikërisht në ditën kur u vendos data për raundin e 3-të të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Mazhoranca i ka  konfirmuar Saninos mbështetjen për juristin Xhezair Zaganjori si kandidat për kreun e shtetit.


ORA 18 25- BREGU-SANINO DISKUTOJNE MBI 12 PRIORITETET 

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu priti sot në zyrën e saj Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z. Stefano Sannino. Në takim u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit për adresimin e 12 prioriteve të Opinionit të Komisionit Europian, për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, raportin mujor të Shqipërisë mbi zbatimin e Planit të Veprimit dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm konsultativ me Komisionin Europian lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit. 

 

ORA 17:25 SANINO TAKON HAXHINASTON: PALËT TË DALIN MBI INTERESAT PARTIAKE

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino zhvilloi pasditen e sotme një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Në njoftim për mediat të zyrës së shtypit në ministrinë e jashtme theksohet se “Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe që palët të dalin mbi interesat partiake.”
Ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas Këshillit të Stabilizim Asociimit më 15 maj të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria-theksohet në njoftimin për mediat.

ORA 13:50 – META: NUK MBËSHTESIM NANON, I QËNDROJMË MARRËVESHJES ME PD
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se Xhezair Zaganjori është kandidati, i cili është votuar nga dy palët PS e PD në Kuvend kur është propozuar në Gjykatën Kushtetuese. Kësisoj, sipas Metës, Zaganjori është emri i duhur për një president konsensual.
“PS le të bëjë propozimet e saj për president. Dhe sa i takon Nanos, mund tju them se jam i apasionuar me ping pongun dhe Nano e luan mirë atë. Nano ka kontribuar në process për ta bërë publik dhe të debatueshëm. Por , LSI do t’i qëndrojë marrëveshjeve që ka me PD”, tha Meta.

Deklaratat Meta i bëri pas takimit me Stefano Saninon.


ORA  13:41- ZBARDHET TAKIMI, BERISHA:TË VENDOSUR TË SIGUROJME KONSESUS PËR ZAGANJORIN
Mazhoranca është e vendosur për të fituar konsensus deri në fund për kandidaturën e saj Xhezair Zaganjorit për postin e Presidentit të vendit.
Kjo i është konfirmuar në Tiranë nga kryeministri Berisha Drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në KE, Stefano Sanino që ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në faqen zyrtare të qeverisë zbardhet takimi i Berishës me Saninon ku shefi i qeverisë shqiptare u shprehet zyrtarit të lartë të BE se kandidatura e afruar nga mazhoranca është nja kandidaturë që përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.
Berisha e cilësoi procesin e deritanishëm të zgjedhjet së kreut të ri të shtetit në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, i bazuar në negociata dhe konsultime.
Berisha garantoi zyrtarin e BE mbi angazhimin për përmbylljen në kohë të reformave të nevojshme për integrimin evropian të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE Stefano Sanino viziton Tiranën në kushtet kur palët politike ende nuk kanë përmbyllur reformat bazë të kërkuara nga Europa, atë zgjedhore dhe reformën parlamentare. Komisioneri për zgjerim kërkoi mbylljen e këtyre reformave brenda 24 Majit, por ky proces duket se është shtyrë pas zgjedhjes së presidentit të ri që po mban pezull politikën në vend.


ORA 12: 45 - PERFUNDON TAKIMI RAMA - SANINO
Ka zgjatur 90 minuta takimi mes kryesocialistit Rama dhe drejtorit për zgjerimin në BE, Stefano Sanino. Pas takimit, Rama ka shoqëruar Saninon jashtë ambjenteve të PS, por nuk ka patur asnjë deklaratë për median.

ORA 10: 00 - SANINO NE ZYREN E KRYEMINISTRIT BERISHA
Takimi i parë i tij u zhvillua në orën 10: 00 me kryeministrin Berisha. Aktualisht ndodhet në një takim me liderin e opozitës, Edi Rama , ndërsa në 12: 30 takon kreun e LSI, Ilir Meta.  Ende nuk ka asnjë prononcim zyrtar në lidhje me takimet.

Vizita e Saninos në Tiranë do të vijojë pasdite me takimin me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto për t’u mbyllur me takimin me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.

Vizita e Drejtorit të Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sanino rikthehet në Tiranë, duke gjetur një atmosferë politike të bllokuar. Nuk ka konsensus për reformën zgjedhore, dhe as për zgjedhjen e Presidentit. Komisioni Europian rekomandoi përfundimin e reformave, asaj zgjedhore dhe reformës parlamentare para 24 majit, afat që ka kaluar tashmë dhe ende nuk ka ndonjë qëndrim të ri nga palët, që mund të cojë drejt zhbllokimit të situatës apo arritjes së konsensusit.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit