Berisha sërish "kundër" FMN-së
"Ekonomia rritje me mbi 2%"

Berisha sërish "Ekonomia rritje me mbi 2%"">
TIRANE - Kryeministri i vendit, Sali Berisha tha sot se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje dhe se sipas tij i ka tejkaluar parashikimet e Fondit Monetar Kombëtar.

Ai tha se në 3 mujorin e dytë të këtij viti ekonomia është rritur me mbi 2 %, ndërsa theksoi se në tremujorin e tretë dhe të katërt pritet rritje e ekonomisë edhe më shumë.

“Kjo rritje dëshmoi vitalitetin e ekonomisë. Rritja është 4 herë më të madhe se ajo që parashikon FMN si rritje vjetore”, vijoi Berisha.

Deklarimet e kryeministrit u bënë sot gjatë zhvillimit të mbledhjes së qeverisë, e cila u zhvillua një ditë para afatit të përcaktuar. Berisha tha mbi këtë fakt se, nesër do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë popullore Evropiane, e për këtë arsye mbledhja u zhvillua gjatë pasdites së sotme.

Në fokus të mbledhjes ishin financimet festive për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri tha se duhet të tregohet kujdes sa i përket shpenzimeve mbi këtë ngjarje historike.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja