Berisha sfide nderkombetareve
Ndryshon ne Kuvend KQZ-ne

Berisha sfide nderkombetareve <br />Ndryshon ne Kuvend KQZ-ne
TIRANE - “Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit, është mënyra e gabuar për të kthyer besimin e qytetarëve në zgjedhje”. Është ky qëndrimi i përsëritur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shkarkuar anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve. Deklarata është bërë nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu nga Vora, pas zhvillimit të një konference për personat me aftësi të kufizuara.

Arvizu në fjalën e tij ka folur edhe më ashpër dhe në mënyrë të drejpërdrejtë duke theksuar se “nuk mendoj se ka njeri, që do të donte një vendim apo veprim, që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin, tha ai. Fjala e plotë e Ambasadorit

“KQZ është formuar dhe mandatuar, ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni. Është e rëndësishme të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e ndonjë individi, nga ndërhyrjet e çdo partie apo institucioni dhe kjo përfshin edhe Parlamentin e Shqipërisë”, nënvizoi Arvizu

Arvizu nuk është mjaftuar me këtë paralajmërim, por sonte në mbrëmje, rreth 20:15 minuta, në kulmin e tensioneve në parlament, ka shkuar në një takim të beftë me Kryeministrin Berisha në godinën e Qeverisë. Pas këtij takimi, nuk u bë asnjë deklaratë për mediat, por Arvizu u pasua nga kryetarja e Kuvendit, Topalli, në zyrën e Kryeministrit. Pas këtyre dy takimeve "mbrëmësore", në Parlament paraqitet papritur një amendament, që tjetërsonte debatin e gjithë ditës për shkarkimin e Muhos. PD e argumentonte shkarkimin, pas shumë orëve debate, me lirimin e tij nga detyra për fshehjen e të dhënave personale, shkarkimin si kryeprokuror i Fierit nga Ish-Presidenti Moisiu për lirimin e një të dënuari të përjetshëm nga gjykatat italiane.        

Por pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka vendosur në rendin e ditës të seancës së sotme plenare, e cila nisi përreth 1 orë e gjysëm me vonesë, dy pika: "Kërkesën për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ Ilirjan Muho dhe shqyrtimin e kandidaturave për anëtarë të institucioneve të krijuara me ligj".

Në një prononcim për "A1 Report!", para ambienteve të Kuvendit, deputeti socialist Erjon Braçe tha se ky institucion është kthyer në funksion të axhendës elektorale, në funksion të qeverisë Berisha. Ndërsa, para vendimit të Kuvendit, deputetët socialistë mblodhën grupin parlamentar nga ku rikonfirmuan votën e tyre kundër. Të enjten e kaluar, ishte qëndrimi i opozitës në Konferencën e Kryetarëve, që shtyu kërkesën e demokratëve nga seanca e së enjtes.

ARVIZU: PARLAMENTI TE MOS NDERHYJE NE PERBERJEN E KQZ-se
“Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit është mënyra e gabuar për të kthyer besimin e qytetarëve në zgjedhje”. Është ky qëndrimi i përsëritur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shkarkuar anëtarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve.

Deklarata është bërë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili ka ritheksuar për të disatën herë se KQZ është një institucion i pavarur dhe si i tillë duhet të qëndrojë i lirë nga ndërhyrjet e çdo partie.

 “KQZ është formuar dhe mandatar, ligjërisht. Është institucioni përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni. Është e rëndësishme të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e ndonjë individi, nga ndërhyrjet e çdo partie apo institucioni dhe kjo përfshin edhe Parlamentin e Shqipërisë”, nënvizoi Arvizu nga Vora, pas zhvillimit të një konference me tematikë “Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuara”, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

 “Do ketë nevojë për negocime. Thelbi i çdo demokracie funksionale. Ne kemi thënë se së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë është një apel ndaj të gjithë personalitetet, qeveri e opozitë që të rrisin besimin e njerëzve në mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet”, tha Arvizu. Ambasadori Amerikan theksoi se me ikjen e LSI-së nga koalicioni qeverisës dhe bashkimin e me atë socialist, i vetmi ndryshim që mund të bëhet lidhet me KZAZ-të, por jo me përbërjen e KQZ-së.

“Në momentin që LSI u tërhoq nga koalicioni qeverisës krijoi rrethana të ndryshme...përfshirë edhe 89 KZAZ..dhe kur flas për kushte për të ndryshuar, për këtë bëj fjalë...por pozicioni i SHBA-ve është se KQZ siç është e ndërtuar aktualisht ka përgjegjësinë që të trajtojë çështje që do të ngrihen nga administrimi i zgjedhjeve”, sqaroi shefi i diplomacisë amerikane.

WOLLFARTH: RENDESI, SHTETI I SE DREJTES, PARTITE TE NEGOCIOJNE
I pyetur nga gazetarët në lidhje me shkarkimin ose jo të Muhos nga KQZ, ambasadori i OSBE Eugen Wolfarth u shpreh se: Më i rëndësishëm është shteti i së drejtës” dhe i rëndësishëm në këtë pikë është diskutimi i sotëm në Parlament duke theksuar se “nuk duhet të humbasë shteti ligjor”.

Wolfarth nënvizoi se “Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut dhe ftoi sot palët të diskutojnë në parlament për këtë çështje”. I pyetur nga gazetarët se nëse Parlamenti shkarkon sot Muhon Wolfarth shprehet “Jam i interesuar në ligjet dhe do shohim çdo bëjnë partitë”.

Deklaratat, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, i dha nga mjediset e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me studentët e kësaj dege, të cilët do të bëjnë monitorimin e medias gjatë fushatës zgjedhore.

Redaksia Online
(ad.ti/ah/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës