Berisha: SHBA ka dy rrugë me mua! Mbështja që po i bëjnë Bashës, goditje e pluralizmit! Ky është gabimi më i madh i jetës sime

Berisha: SHBA ka dy rrugë me mua! Mbështja që po i bëjnë Bashës, goditje e pluralizmit! Ky është gabimi më i madh i jetës sime

Sali Berisha në protestën e 8 janarit

TIRANË- Sali Berisha nuk ndalet së sfiduari SHB A-të. Në një kohë që është shpallur 'Non Grata', Berisha vijon të këmbëngul se nuk ka asnjë fakt kundër tij, madje ka arritur deri aty sa është radikal për qëndrimin që ato duhet të mbajnë me të. Ai pret që SHBA-ja t'i kërkojë ndjesë dhe nëse kjo do të ndodh, thekson se do të tërheqë padinë kundër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

 “Shpallja e Sali Berishës Non Grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur Non Grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akzuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet Non Grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit. Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta", tha ish-kryeministri në një intervistë në RTK. 

Nga ana tjetër, ai e ka konsideruar gabim mbështetjen që SHBA-të po i japin Bashës, duke e konsideruar si goditje të pluralizmit.

"Mendoj se mbështetja e ambasadës amerikane ndaj Lulzim Bashës është goditje që i jepet pluralizmit. Ky është një gabim i tmerrshëm”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, tha Berisha.

Në fund, ai ka komentuar edhe vendimin e Bashës që e përjashtoi nga partia, që ai vetë e themeloi.

 “Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Grupi parlamentar i PD në çdo forcë politike të botës kur të vijë puna në zgjedhje në parti, janë vetëm një votë. Ky është një proces partiak ku janë bashkuar një pjesë e deputetëve.

Kur unë kam dhënë dorëheqjen kam deklaruar se largohem nga çdo funksion por nuk dorëzoj Sali Berishën. Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar. Unë nuk mund të tjetërsoja. Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik. Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës”, përfundoi Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2022 01:46

    Sala po i tregon SH.B.A.,/kulacin dhe kerbacin/.Ky eshte /hustler/ i lindur per te bere blof!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit