Berisha shet Metën për bashkimin e PD-së, Partia e Lirisë do ‘falet’ tek Alibeaj dhe Basha për koalicion, ndryshe e vetme në zgjedhjet lokale 

Berisha shet Metën për bashkimin e PD-së, Partia e Lirisë do ‘falet’ tek Alibeaj dhe Basha për koalicion, ndryshe e vetme në zgjedhjet lokale 

Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Duke i menduar ndoshta shqiptarët me kujtesë të shkurtër, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ia faturuan Lulzim Bashës çdo dështim të opozitës, sidomos pas vitin 2017, duke përfshirë shkrirjen e LSI-së 9 nga 12 qarqe të vendit në zgjedhjet parlamentare të 2021, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 etj. Edhe pse djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale ishin pjesë e strategjisë së Sali Berishës dhe Ilir Metën, me qëllim futjen në kolaps të Kuvendit dhe destabilizimin vendit, në funksion të rrugës drejt pushtetit, Meta akuzon Lulzim Bashën, i cili sipas kreut të Partisë së Lirisë kishte shitur opozitën tek Rama. 

Kulmi i retorikës së Metës arriti dy ditë më parë kur tha se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, të cilës i la partinë pasi u zgjodh president, kishte rënë viktimë e Lulzim Bashës. Sipas Metës, Basha kishte gënjyer Monikën, duke e bindur që të digjte mandatet për interes të Ranës. 

“Ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës, dhe ky është çmimi që ka paguaj jo vetëm ajo por një forcë e tërë politike dhe gjithë Shqipëria, sepse jam i sigurt që nëse LSI nuk do t’i digjte mandatet, as PD nuk do t’i digjte. Ajo ishte e qëllimshme nga Basha dhe Rama që LSI të digjte mandatet dhe të krijohej një polarizim artificial, për të më shkarkuar dhe mua më pas, për të marrë gjykatën kushtetuese dhe për ta defaktorizuar LSI duke e nxjerrë në rrugë...”. 

Ndërkaq, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Monika Kryemadhi deklaronte se opozita PD-LSI nisi fushatën për të ardhur në pushtet në momentin që dogji mandatet.  

“Unë mendoj që ajo ishte një aktivitet simbolik i PD sepse gjëja kryesore që është sot është që fushata e opozitës ka nisur që në momentin që ne kemi djegur mandatet. Nuk ka nisur në kohën që ne mund të jemi në aspektin po ta quajmë zyrtar siç ka qenë më para. Djegia e mandatave të LSI dhe gjithë opozitës ka qenë sipari i hapjes së fushatës elektorale të cilat kanë një datë tashmë, kanë 25 prillin që nuk është shumë larg, është 29 ditë”.

Pas më shumë se një viti akuzash ndaj Lulzim Bashës dhe pjesës së PD-së pranë tij që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të duhet të tërheqin të gjitha akuzat dhe të futen në një koalicion me vulën e Enkelejd Alibeajt, përkatësisht të Lulzim Bashës, ndryshe do ta shohin vetën të vetëm në zgjedhjet lokale.  

Sali Berisha ka injoruar ditët e fundit thirrjet e Ilir Metës për të caktuar bashkë kandidatët për zgjedhjet lokale, duke u fokusuar tek bashkimi me PD-në që drejton Enkelejd Alibeaj, i krahut të Lulzim Bashës. Berisha dhe Alibeaj kanë dhënë sinjale bashkimi pa kushte në zgjedhje. 

Bashkimi me PD-në e Alibeajt, përkatësisht të Bashës, për Sali Berishën është jetike për dy arsye; 

Së pari PD-ja me në krye Alibeajn njihet si PD-ja zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku si e tillë do të dorëzojë listën e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale. PD-ja e Alibeajt dhe Bashës, pavarësisht mbështetjes në bazë, do të kryesojë koalicionin parazgjedhor. 

Së dyti, PD-ja e Alibeajt dhe Bashës, edhe për shkak të numri të madh të deputetëve, edhe pse ndoshta mund të mos fitojnë në asnjë bashki, thjeshtë pjesëmarrja në zgjedhje, do të dëmtonte ‘Rithemelimin’. 

E vetmja zgjidhje për Berishës është të pranojë të futet në PD-në zyrtare të Alibeajt dhe Bashës, është të krijojë një parti të re, për të hyrë në zgjedhje. Nga ana tjetër, Partia e Lirisë duhet të pranojë të bëhet pjesë e një koalicioni që do të mbajë vulën e PD-së së Alibeajt dhe Bashës, ndryshe duhet të marrë pjesë e vetme në zgjedhje. 

I pyetur rreth këtij zhvillimi të ri në PD, Ilir Meta nuk dha sot një përgjigje të qartë. 

“Ne do t’u kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes për këtë shpërdorim total që i kanë bërë popullit. Ndëshkimi është i rëndësishëm dhe për atë të opozitës, nëse vjedh siç vjedh Veliaj me inceneratorët, patjetër që do ndëshkohesh. Ndëshkim për të gjithë këtë katastrofë menaxhimi të pushtetit vendor. Çdo forcë politike do punojë si forcë politike për këshillat për të tjerat mesazhi është i qartë. Së pari aleanca e Metës është me qytetarët e Shqipërisë, sa u takon problemeve të brendshme në PD kam ndërhyrë vetë të mos bëhen… Jo vetëm kaq kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra edhe kur kam qene president dhe pse ishte skenar i Bashës dhe Ramës. Nuk dua të ndërhyj, ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë, e kemi me demokracinë, me luftën kundër korrupsionit dhe oligarkëve”, tha Meta.

Tashmë Ilir Meta nuk mund të fshihet më pas Monika Kryemadhi, si në rastin e djegies së mandateve. Meta duhet të qartësohet në ditët në vijim nëse do të bëhet pjesë apo jo e një koalicioni nën drejtimin e PD-së zyrtare të Lulzim Bashën.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 12/10/2022 00:52

    IKU META PER LESH BUBI,,,SALIU DHE BANDA E TIJ JANE TE IKUR QYSH NE 2013,,,,EDI RAMA MERR 85 % TE BASHKIVE TE SHQIPERISE,,,HALLALL E KE O EDI RAMA,,,KE PERPARA NJE TUFE GOMERESH....ME KETA GOMERE TI RRI NE PUSHTET 100 VJET....

    Përgjigju
  • DYLBERI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 11/10/2022 21:49

    Si Saliu dhe Iliri jan të dy karta të djrgura. Kta kot përpëliten sa andej këndej se Edi kaçubej fiton se ska kundërshtar. Se dhe Edi sështë burr më i mir se kta dy këllir. E mjera Shwipëri ka ngel si një qiri që çdo or po mbaron. Po fain sja ka njeri kur ky popull akoma vazhdon e Sali kërma voton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë