Berisha ‘shet’ rrugën në Kosovë si katastrofë në Shqipëri: 85% e shqiptarëve duan që t’i mbyllet Facebook-u

Berisha ‘shet’ rrugën në Kosovë si katastrofë në Shqipëri: 85% e shqiptarëve duan që t’i mbyllet Facebook-u

Ish-kryeministri Sali Berisha

Vetëm Sali Berisha e di që një rrugë në Shqipëri është bëre copë e çikë. Kështu rezulton nga postimi i fundit i ish-kryeministrit që për fat të keq vijon me dezinformimin përmes rrjeteve sociale. Rasti në fjalë ka të bëjë me një foto që Berisha ka shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës.

“Kjo është rruga e Edvin Hajdutit” – shkruan ndër të tjera kryetari ‘de facto’ i PD dhe ‘pika e dobët’ e Ilir Metës. Por me dhjetëra komentues nga Kosova i kanë tërhequr veshin, duke e nxjerrë blof jo vetëm foton, por edhe vrerin që vjell Berisha në rrjetet sociale. Komentuesit përveçse faktojnë se rruga është në Kosovë, i vënë në dukje Berishës falsitetin në vijim të postimeve të tijë.

Pa koment, Lexo.al sjell më poshtë postimin e ish-kryeministrit si dhe përgjigjet e qytetarëve nga Kosova apo Diaspora. Facebook i Sali Berishës, i kamufluar nën petkun e ‘Qytetarit Dixhital’ mbetet shqetësim në vend dhe më gjerë. Më herët, një sondazh i Gazetës Shqip tregoi se 85% e shqiptarëve duan që Berishës t’i mbyllen rrjetet sociale./Lexo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë