Sali Berishës shpesh i qëllon kohët e fundit që të bëjë postime në Facebook, nga ato që i quan denoncimet të ‘qytetarit dixhital’, dhe më pas t’i fshijë sepse rezultojnë totalisht të pavërteta. Kjo pasi ish-Kryeministri i poston mesazhet që i vijnë në rrjetet sociale, pa dënjuar as një sekondë që t’i verifikojë ato.

Së fundmi ai ka postuar një denoncim që i kalojnë kufijtë e fantazisë. Ai thotë se vrasësi me pagesë i arrestuar, dhe që më pas është bërë bashkëpunëtor të drejtësisë, Nuredin Dumani nuk ndodhet në burg në duart e SPAK dhe autoriteteve të tjera por ka shkuar me pushime në Golem të Durrësit. ‘Qytetarja dixhitale’ i shkruan Berishës se e ka parë me sytë e tij.

Postimi i Berishës:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij. sb Mirmbrëma Doktor Berisha më fal shumë për shqetësimin në këtë orë të vonë (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej në këto momente në Golem tek Lokal Hotel Bonita i shoqëruar nga forcat e policisë. Në plazh në mes turistëve. E shoqëruan nga ambjenti ku ishte pasi në plazh u mbyll çdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty. E pashë me sytë e mi bashkë me bashkeshortin në këto momente. Me falni ju lutem për këtë orë të vonë! Më falni ju lutem se harrova këtë detaj po ecte rrugëve si një person normal pa pik frike dhe problemi me çantë në krahë. Bluzë të veshur me viza me kolore të theksuara.

Kujtojmë se Dumani ka marrë një një plumb në shtyllën kurrizore dhe që dyshohet se mjekët s’kanë arritur t’ia heqin ende. Kujtojmë se arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë'  me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.