Berisha shkon në Tropojë: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës, ai është racist që e ka si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Kurtin

Berisha shkon në Tropojë: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës, ai është racist që e ka si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Kurtin

TROPOJË- Sali Berisha u bëri thirrje tropojanëve dhe të gjithë veriorëve të mos votojnë për Edi Ramën. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është racist,  që ka si vëlla presidentin ser Aleksandar Vuçiç dhe kundërshtar Albin Kurtin

“Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. 

Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013. Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota. U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, për qëndrimin në opozitë siç kam qëndruar edhe vetë. Por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin”, tha Berisha.

Ai ftoi qytetarët e Bajram Currit të votojnë për kandidatin e Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Besnik Dushën, të cilin e quajti menaxheri të shkëlqyer. Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama, ku u kërcye vallja e Tropojës.

“Besnik Dusha është një malësor që mishëron vetitë më të arrira tuajat, dashurinë e madhe për Malësinë e Gjakovës, për qytetarët e saj, përkushtimin e pakufizuar për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze që meritoni, për të përdorur taksat tuaja në mënyrën më transparente. Besnik Dusha ka një detyrë, ajo detyrë është të ftojë këtu në këtë shesh, para jush, Rexh Byberin dhe t’i thotë: hajde t’u japim llogari këtyre qytetarëve, t’i nxjerrim xhepat, të bëjmë bilancet, çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë gjatë qeverisjes, t’u thuash të gjitha mendimet që ke.  Rexha e ka shndërruar bashkinë në një gropë më të thellë se përroi i Shendelicës. 

Dalja e qeveritarëve para qytetarëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm. Por Rexha nuk del sepse nuk mund të dalë. I del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë siç ai i din. I dalin të gjitha aktet e tij, me të cilat vërtet nuk iu ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij. E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër”, shtoi Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 07/05/2023 11:18

    Perbindeshi i Vicidolit, djali dhe dhenderri i Serbise, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vukmanovic Berisha e ka vendin ne burgun e Recit, por i duhejt Rames ne sallen e Kuvendit te Shqiperise ta perdore si dordolec per te fituar mandatin e katert.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 07/05/2023 11:12

    Sali,sa i Ke sherbyer ti UDB,sa deme i Ke bere Shqiperise,veriut dhe jugut,lindjes dhe perendimor ,ti,as qe krahasohen me ato gabime e deme te Rames.Mos harro,ishte fat i madh per Shqiperine qe ne kohen e dy lufteave te medha,termetit dhe pandemise ishin ne krye socialiste dhe Edi Rama.Sigueisht,nuk ishte Shqiperia sì ne kohen e termetit te Dibres apo te Shkodres,kur u ringriten nga themelet.Ajo kohe nuk vjen me, Edhe se 60%e shqiptareve e kerkojne.Por ,Edhe me mungese fondesh Edi Rama dhe bashkite e perballuan me sukses.Te ishte ti,do ishin akoma ne cadrà ,Sali.Rane termete Edhe ne kohen tende dhe i le ne cadrà.Ne kohen e socialiste e te pas1996,merrja pensione 165mije te vjetra.Sapo erdhe ti,ma ule ne 130 mije.E bere ti,Sali kryeministri.Sali presidenti na e hoqi fare te drejte e fituar me ligje.Bemat e tua Jane pa fund.Filluan me financimin 10 milioni dollari te Miloshevicit,vazhdojne dhe sot me ato te Rusoputinit

    Përgjigju
  • Cana: 06/05/2023 14:21

    Po sja dhane Rames kujt do ja japin nje non grade si ty o Sali

    Përgjigju
  • Ester: 06/05/2023 14:12

    Ky eshte bere per gjynaf po kalon ne depresion

    Përgjigju
  • Enri: 06/05/2023 14:11

    Rames do ia japin voten te gjithe o Sali

    Përgjigju
  • titi: 06/05/2023 13:47

    haahhahahaha o zot i madh evlla me vucicin thot

    Përgjigju
  • Ana: 06/05/2023 13:42

    ci ke kto budalliqe qe thua.Plak matuf

    Përgjigju
  • MAFMUTI MAFUTI: 06/05/2023 13:40

    O QENI BASTARD KRIMINELI SALI BAJGA TI JE WC E SHQIPRIS.

    Përgjigju
  • e drejta: 06/05/2023 13:39

    PO TI KE GJAKUN E KARAXHIXHIT NE VENAT E TUA MORE BANDIT SERB

    Përgjigju
  • Eno: 06/05/2023 13:38

    Po si mund te votohesh ti o sali a thua se ste njohim

    Përgjigju
  • Olsi: 06/05/2023 13:37

    O non grada po te pret burgu

    Përgjigju
  • Ani: 06/05/2023 13:37

    Asnje verior sduhet ta jap ty pasi je vertet kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare