'Berisha shkruan për Bashën: Karo mio, io Salio...Edvino Nero' (FOTO)

'Berisha shkruan për Bashën: Karo mio, io Salio...Edvino Nero' (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në humor përballjen e tij mbrëmë në emisionin italian në Rai 1 "Porta a Porta", me liderin e opozitës joparlamentare Lulzim Basha. Kryeminsitri shqiptar ishte i ftuar në studion e Bruno Vespës, ndërsa lideri demokrat ndërhyri në lidhje, duke vijuar akuzat ndaj qeverisë. Rama nuk ju përgjigj duke thënë se ai nuk flet keq për kundërshtarët e tij politik në gjuhë të huaj. Në rrjetin social Instagram, kryeministri ka postuar një foto të montuar, sipas së cilës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një status në Twitter, drejtuar Lulzim Bashës. Statusi është sajuar në gjuhën italiane, me përshtatje të disa fjalëve në dialekt shqip. 

"Faleminderit i dashur Lulzim Basha qe bërë figurë të keqe për vendin tonë, në emisionin e madh të Bruno Vespës. Kështu, e gjithë Italia, dhe e gjithë bota, kupton, që nëse unë, Sali, nuk bëhem lider përsëri, Shqipëria do të digjet, do të ketë zero investime, turizmi do të shkojë keq. Kështu që largohu "Edvini i zi" se po vijmë ne", është statusi i Berishës (montazh) me të cilin kryeministri Rama ka zgjedhur të ironizojë situatën politike në vend.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 06/03/2019 16:27

    U bote gazi i botes... Turp per klasen politike.. Mjere populli qe prej30 vjetesh ju duron ju si tallni b... Ikni o palace nga ky vend e te kthehet populli se prej jush po marrin njerezit rruget

    Përgjigju
  • Daja: 06/03/2019 14:41

    Paske ik fare nga trute e kokes o Saleh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja