TIRANE- "Ndikimi i krizës globale e europiane është i pashmangshëm, çmimet kanë një rënie për shkak të rënies së tyre në Europë e më gjerë, por në Shqipëri ka dhe një faktor tjetër të rëndësishëm, rritja e madhe e prodhimit, sidomos në fruta-zarzavate e të tjerë. Ky stablitet ekonomik dhe ruajtja e ritmeve të rritjes janë rezultat tërësor i reformave të thella që ka ndërmarrë qeveria, i investimeve kolosale që ka bërë qeveria në infrastrukturën e vendit."Kështu deklaroi kryeministri në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
"Çdo rrugë që hapet është kanal mushkëror i tregut, i lëvizjes së energjisë së tregut, i vlerësimit dhe rivlerësimit të aseteve të asaj zone e atij vendi. Çdo sistem ujor që ndërtohet përmirëson kushte e jetesës”, u shpreh më tej ai.
Megjithëse kanë dalë statistikat e realizimit të buxhetit si 5-mujor, të cilat nuk janë aspak premtuese, kryeministri u është referuar vetëm rezultateve të 4-mujorit.
Sipas tij, të dhënat për katërmujorin e vitit 2012 dëshmojnë vitalitetin e ekonomisë. “Investimet e huaja në katër muajt e parë u rriten me mbi 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arritje shumë pozitive kjo. Dëshmi për shumë gjera të mira, garanci që projektet e huaja të zhvillohen në Shqipëri. Është tregues i një punësimi në rritje të shqiptarëve, i një fluksi në rritje të investimeve të huaja. Është tërësisht e sigurt se rritet në mënyrë proporcionale punësimi i shqiptarëve”, vlerësoi Berisha.
“Çdo javë pothuaj një HEC i ri hyn në funksion. Por çfarë duhet të bëjmë ne në çdo fushë që partneriteti publik-privat të shndërrohet në një levë të vërtetë të Arkimedit për zhvillimin e një vendi, për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë”, shtoi ai.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com