Primaret e Sali Berishës për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars, Partia Demokratike i ka konsideruar i vijim të tollovisë së krijuar nga personi i shpallur 'non grata' për korrupsion. Partia Demokratike thotë se kandidatët e zgjedhur sot nga primaret e Sali Berishës nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti. Sipas PD-së zyrtare Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë.

'Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.  Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën.  Zgjedh Berishën, mban Ramën.'- njofton PD.

Komisioni i Rithemelimit i krijuar nga Sali Berisha, ka zyrtarizuar deri tani emrat e 6 kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet që do të zhvillohen në 6 mars. Kandidatët e Berishës për Durrësin, Ardian Muka, për Vorën Lulzim Vrana, për Dibrën Premtim Kryemadhi, për Lushnjën Elton Bano, për Rrogozhinën Hekuran Xhani, dhe Bardh Spahinë për Shkodrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Floriana Garo i përgjigjet Bashës: E mirkuptojmë mllefin e Lul Bravës ndaj votës së lirë! Kandidatët fitues paraqiten me dinjitet para qytetarëve

Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo i është përgjigjur Lulzim Bashës, për kandidatët e zgjedhur nga primaret e Sali Berishës.

'E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund. Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit. Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem. Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!'- shkruan Garo.