Burime pranë Berishës bëjnë me dije se ai po tenton të fitojë kohë teksa ka shtyrë mbledhjen e seancës më 30 maj, duke kërkuar të shfrytëzojë takimin me zyrtarin e lartë Moore, në mënyrë që të marrë një vendim të studiuar në seancën e 30 majit. Pikërisht përplasjen me SHBA kërkon të shmangë Berisha, që jo pa qëllim në disa deklarata ka vënë theksin se marrëdhëniet me DASH janë të shkëlqyera dhe është në konktakt të drejtëpërdrejtë me ta. Ndaj dhe ka shfrytëzuar pikërisht ditën e dielë për të dërguar kërkesën në Kuvend që të shtyhet seanca më 30 maj.
“Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit të mblidhet në seance të jashtëzakonshme për miratimin e trë ligjeve e amnistisë fiskale. Kryeministri ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar tri ligjet e kërkuara nga BE për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale”, thuhet në njoftimin për mediat.
Por mundësinë e përfitimit të kohës deri pas përfundimit të vizitës së Moor në Tiranë, Berisha ka tentuar ta paraqesë si një kërkesë për t’i dhënë mundësinë opozitës që të reflektojë për 3 ligjet, ndërsa ka futur në “paketë” miratimin e aministisë fiskale, të padiskutuar as me opozitën e as me grupet e interesit. “Me këtë kërkesë, Kryeministri kërkon t'i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t'i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit”, thuhet në njoftim.
BERISHA-SHBA, MARRËDHËNIE TË KRISURA
Marrëdhëniet e Berishës me SHBA kanë pasur oshilacione të mëdha ndër vite. Kreu aktual i mazhorancës, që në vitin 1991 ka pasur marrëdhëniet më të mira më SHBA se sa asnjë lider tjetër në Evropën Lindore pas komunizmit. Të përcjella përmes ambasadorit Rajerson këto marrëdhënie ka shkuar deri atje, sa ai u përfshi në fushatë. Por me arrestimin e të “pestëve” në vitin 1995 këto marrëdhënie u përkqësuan, aq sa Berisha la prapa dyerve të zyrës dhe ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Timo Uorth, duke mos e takuar.
Pas kësaj marrëdhëniet e Berishës i përkeqësuan shumë në vitin 1996-1997 periudhë e zymtë për Presidencën e tij, ku ambasasadorja amerikane në Tiranë Mariza Lino pothuajse u shpall person “non grata”. Për të ardhur te acarimi i marrëdhënieve me ambasadorin tjetër, të ndjerin Limpreht, por dhe me ambasadorin Uidhers, sidomos pas shpërthimit të Gërdecit, dhe tashmë së fundmi me ambasadorin Arvizu, që pavarësisht se i kishte thënë burrë shteti Berishës, nuk i shpëtoi shigjetimit të tij, pasi dy ditë më parë i kërkoi të mos interpretonte ligjet shqiptare por të mvbante vendin e tij.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)