Berisha si ekstremistët grekë: Vizita e Ramës në Greqi është provokacion! Nuk shkohet pa ftuar

Berisha si ekstremistët grekë: Vizita e Ramës në Greqi është provokacion! Nuk shkohet pa ftuar

Sali Berisha

Në fjalën e mbajtur në tubimin e përnatshëm Sali Berisha, e akuzoi Edi Ramën se, vizita e tij në Greqi është një provokacion.

Berisha, para qytetarëve ka përmendur edhe një fjalë të urtë shqiptare se, ‘kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar’, duke i kujtuar Ramës se nuk është i mirëpritur në Greqi.

‘Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, Zoti u bekoftë ju qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të vërtetë të lirisë, atdhetarisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes. Të dashur miq, njeriu që me politikat që ndoqi, me vjedhjet e tmerrshme që u bëri shqiptarëve, me vrasjen e shpresës së tyre duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim, de facto përzuri nga Shqipëria në 10 vite mbi 1.1 milion shqiptarë, mbi 33 përqind të shqiptarëve, përgatit në një akt cinizmi ekstrem, në një akt provokimi të turpshëm, takimin me patronazhistët dhe aktivistët e tij që kanë nisur që dje vërshimin drejt Greqisë për të stimuluar një takim me diasporën shqiptare. Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’.

Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh. Por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh. Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon. Por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar. Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar. Natyrisht Greqia është djepi i demokracisë dhe nuk imagjinon të ndalojë tubimet apo takimet. Por, tradita shqiptare e kërkon të mbash mend këtë parim të mikpritjes sonë. Nuk shkohet pa ftuar, aq më tepër kur je njoftuar se je i paftuar.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë