'Berisha s'mund të jetë e ardhmja e opozitës, oferta e tij është vdekje' thotë Ergys Mërtiri! Analisti për Report TV: Edhe Bardhi po kërkon ta fusë PD-në në qorrsokak

Rrogozhina i tha një tjetër shuplakë edhe më të fortë koalicionit Berisha – Meta. Kandidati socialist fitoi me mbi 1750 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha. E megjithatë Berisha sërish nuk e pranon humbjen i quan të vjedhura dhe bën thirrje për protesta.

Por si e komenton analisti i njohur Ergys Mërtiri?

Për Mërtirin fitorja e Rrogozhinës për Ramën ishte fitore aforfe pasi Berisha nuk është kundërshtar por një argëtues përballë tij.

“Nuk zgjidhet duke bërë protesta pro duke reformuar opozitën. Opozita duhet të kuptojë se nuk mund të vazhdojë më me po ato njerëz që janë 30 vite në opozita. Berisha ka 1.5 vite që flet për protesta. Bëri 2 -3  protesta të lodhura, hyri në zgjedhje e doli nga zgjedhjet e akoma thotë protesta. Berisha nuk bën dot protesta se nuk e ndjek më dot askush. Kërkon dhe flet për protesta në kohën e gabuar” thotë ai në një analizë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" të Report TV

Thirrjet e Berishës për protesta Mërtiri i quan si gomone shpëtimi për të shpëtuar veten Berisha.

“Kur është keq i fut një palë protesta për të zgjidhur problemet e veta brenda partisë. Do të pengojë zërat kritikë që jaë brenda opozitës kundër tij. Berisha i përdor protestat dhe kjo nuk i shërben aspak opozitës por i shërben Ramës.

Duke analizuar situatën politike Mërtiri është i bindur se ky realitet duhet të rikonfigurohet

"Meta është në udhëkryq. Sot është e qartë që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e opozitës. Eshtë në një rrugë qorre që nuk të çon askund. Oferta e Berishës si alternativë politike është vdekje e opozitës. Mendoj që Meta është në pritje pasi ka një turbulencë se ku do godasë SPAK? Nëse do të godasë në krahun opozitar? Kjo qetësi është qetësi para stuhie, po shikojnë si do shkojnë ngjarja për të ditur në cilin breg të hidhen apo nga tia mbathin vrapit"

Mërtiri është i bindur dhe se Berisha nuk ka për qëllim të mundë Ramën por për të shpëtuar veten.

“Berisha  e di që nuk e mund dot Ramën, nuk e ka për qëllim të mundë Ramën pro të mbijetojë në opozitë e po përdor PD si gomone shpëtimi. Deri tani ia ka dalë kemi dy vjet që merremi me të. Nëse njerëzit duan që të formojnë një alternativë opozitare duhet të shkëputen nga Berisha”

Në Partinë Demokratike zyrtarisht ka nisur lufta e dytë për vulën, ndërkohë 7 deputetë të PD-së i kërkojnë që të anulohen zgjedhjet e 29 korrikut.Mërtiri akuzon dhe Bardhin se po përpiqet të bllokojë procesin e reformimit të PD-së.

“Këta po kërkojnë të fusin PD zyrtare në qorrsokak. Grupi i Gazmend Bardhit dhe deputetëve rreth tij po bllokojnë procesin e reformimit të PD-së me qëllim që ta mbajnë në interesat e Berishës pasi nuk kanë një të ardhme në PD. Kanë mbetur si peshku pa ujë. Po përpiqen ta përdorin Berishën për të fituar kredenciale politike" tha ai për gazetarin Nertil Agalliu.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja