TIRANË – "Sot është mbledhja e reformave të mëdha". Me këto fjalë ka paralajmëruar rëndësinë e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha, duke lejuar transmetimin e saj direkt në media. Ai vlerësoi se sot do të firmosë reformat e mëdha që janë bërë me ndryshimet e disa ligjeve, si me ato të urbanistikës, pavarësisë së pushtetit vendor, pronës, heqjes së tvsh-së së inputeve bujqësore dhe peshkimit e deri tek ndryshimet në Kodin Civil.
BERISHA: "HOQËM PËR 3 VJET, TAKSËN E PUNËSIMIT TË TË RINJVE"
"Koha thërret për një paketë të re reformash”, - tha Berisha, -“për të cilat do të vendosë sot kjo Qeveri, reforma, sidomos në nxitjen e prodhimit nëpërmjet heqjes së çdo takse dhe tarife.Me ndërhyrjen tonë madhore në drejtim të krahut të punës, në përputhje me normat dhe standartet ndërkombëtare. Krahu u punës në Shqipëri është fleksibël dhe është një ndër më të kualifikuarit dhe më të leverdisshmit, por ka vend për përmirësim. Ndërhyrja që bëmë duke hequr tatimin mbi të ardhurat personale prej 10% dhe duke marrë përsipër përballimin e taksave për të rinjtë që punësohen për tre vjet, janë reforma shumë të rëndësishme që do të kenë ndikim në punësim”.
"PO HEQIM TVSH-NË E IMPORTEVE, PËR BUJQËSINË DHE PESHKIMIN"
Duke trajtuar problemet e fshatit shqiptar, Kryeministri tha: “Unë e di se fermerët shqiptarë, afaristët, biznesmenët, janë duke pritur që disa vendime të jenë në fuqi. Do të thoja se edhe nëse ka mbetur ndonjë sugjerim i tyre jashtë listës, ajo në frymë e në parim është në listë dhe vendosja e saj është vetëm çështje burokracie, pasi është pashmangshme”
Lidhur me industrinë e peshkimit, Berisha tha se “listës i shtohen të gjitha mjetet e peshkimit dhe gjithçka për industrinë e tij; listës i shtohen të gjitha ushqimet dhe mjetet e domosdoshme që përdoren në akuakulturë: rasatet, për shembull, por pa dëmtuar prodhimin vendas. Ne kemi vendosur që të heqim taksën nga gjithçka që rrit prodhimin, duke mos dëmtuar atë vendas, p.sh. për farën e grurit. Këtë e pritën shumë mirë fermerët e lushnjes, sepse vendosëm që do të përdoret ajo e vendit. madhe, edhe ajo e vendit do shitet pa tvsh, duke u kompletuar me heqjet e reja të tvsh-së dhe të çdo tarife doganore për këto makineri, mjete, inpute, produkte etj. Besoj se kështu do t’i japim zgjidhje prodhimit në Shqipëri."
"Meqënëse u ndala tek peshkimi",- shtoi ai,-"Qeveria do hartojë së shpejti një plan kombëtar të detajuar. Dje ishte një konferencë shumë e mirë, që unë do ta quaja dita e parë e konsultimeve të gjera me të gjitha grupet e interesit dhe do të ndërmarrim një nga planet më të sukseshme ndërkombëtare. Faktikisht, aty është një burim pasurie shumë i madh që duhet të shndrrohet në vlera për shqiptarët dhe do jetë nga drejtimet e rëndësishme të punës të qeverisë në katër vitet që vijnë”.
"NË URBANISTIKË, VENDORËT DO TË VENDOSIN VETË PËR TERRITORIN"
“Sot unë ju thashë se kjo është mbledhja e reformave të mëdha”, - nënvizoi kreu i Qeverisë, -“ndaj kam kënaqësinë t’ju informoj se me ndryshimet e ligjit të urbanistikës, që u bënë të mundura, pasi bashkia e Tiranës në një kohë rekord hartoi e paraqiti Planin Rregullues të kryeqytetit, që paraardhësi s’e bëri duke e premtuar çdo vit, do të shkëputemi nga qëndrimet centraliste të trashëguara që nga koha e diktaturës komuniste.
Është koha që qeveritë vendore, që kanë planin rregullues si Kushtetutë të territorit që administrojnë, të kenë të gjitha kompetencat, të pandikuar aspak nga qeveria qëndrore. Përveç objekteve të karakterit kombëtar, që ajo është e detyruar t’u dalë zot, qeveritë vendore për asgjë më nuk do kenë nevojë –Plani Rregullues është kushtetuta e tyre– për të marrë leje në KRRT, siç ka qënë praktika. Me ndryshimet në ligj thellohen dhe disa kompetenca konfuze të ligjit të mëparshëm: krijohet një këshill teknik, i përbërë nga specialistët më të mirë, që do funksionojë pranë kryetarit të bashkisë për të gjitha problemet urbanistike, përveç pronësisë. Gjithashtu, ndryshimet në ligjin për pronën i japin fund arbitraritetit në territore. Kjo është arritje e madhe. Nuk del njeri që t’i vërë thundrën tjetrit dhe ta shtypë atë".
"NDËSHKIME MË TË ASHPRA, KRIMIT NË FAMILJE, VRASJES SË POLICËVE E GJAKMARRËSVE "
Për problemet e drejtësië, Berisha tha “se një paketë ndryshimesh në Kodin Civil, që do t’i paraprijnë ndryshimeve në Kodin Penal, janë paraqitur sot nga ministria e Drejtësisë pas konsultimeve të bëra me të gjitha institucionet e sistemit. “Për krimin në familje, kryesoren e ka shoqëria. Ndaj dhe ai ligj që para pak vitesh mezi vepronte do t'i kujtojë atij që ngre dorën ndaj familjes së tij se do të marrë ndëshkimin më të madh dhe ligji u lejon gjykatësve të japin verdiktet më të rrepta. Po kështu për policët. Qëllove kundër tij do të kesh dënimin më të rreptë që mund të japin ligjet e vendit. Gjakmarrja ka pasur një rënie pavarësisht spekulantëve që fryjnë statistikat. Por ajo ekziston dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që t'u japin dënimet më të rrepta".
"DO TË DIXHITALIZOJMË Ç'DO GJË, VEÇ TESTAMENTEVE"
"E rëndësishme është se ne po dixhitalizojmë gjithçka, përveç testamenteve", përfundoi Berisha.- "Për shembull, qosteku i dhuruar nga gjyshja, do të mbetet në kuti, sepse, çdo gjë tjetër, përveç tyre, do të dixhitalizohet".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com