TIRANE- Kryeministri Berisha merr pjese sot në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që zhvillohet në Strasburg.
Sipas njoftimit të kryeministrisë kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kryeministri do t’i drejtohet Asamblesë me një fjalë, në të cilën do të flasë për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.
“Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll, ku do të marrë pjesë të martën, më datë 26 qershor, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën Shqipëria aderon”- thuhet ne njoftimin e kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com