Pas 10 vitesh lidhje dashurie, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë. Rreth 300 persona marrin pjesë në dasmë, e cila zhvillohet në një agroturizëm në Shijak. 

Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës.

Armina Mevlani ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, Valdrin Sahtit.

Gjatë ceremonisë martesore, Sali Berisha mbajti një fjalim ku shprehu urimet e tij teksa përmendi dhe arritjen më të madhe të djalit të tij: Shkëlzeni "pushtoi" zemrën e Arminës.

Detaje nga dekori i dasmës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Berisha mban fjalimin në dasmën e Shkëlzenit, zbulon arritjen e tij më të madhe

Me një gotë në dorë, Sali Berisha mbajti një fjalim në dasmën e djalit të tij.

“Shkëlzeni i rritur nën kujdesin e familjes, e meritoi atë dhe punoi me përkushtim për formimin e tij në familjen tonë, ai ka më të zhvilluar nga të gjithë ne të tjerët dimensionin e humorit, kjo është e vërtetë , por merita e tij më madhe është që arriti të pushtoi zemrën e Arminës”, dëgjohet të thotë Berisha.

Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë në një ceremoni martesore në Shijak dhe ku marrin pjesë rreth 300 persona.

Ora 20:26
Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore


Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë, ndërsa një foto nga dasma e tyre ka postuar Sali Berisha në rrjetet sociale.

Krah nuses së tij dhe djalit, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ai shkruan:

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë”,

 

Ora 18:12
FOTOGALERI/ Armina Mevlani i jep zyrtarisht fund beqarisë, ja si duket me fustan krah Shkëlzenit

Nëntë vite krah njëri-tjerit, më në fund dashuria e madhe mes tyre do të kurorëzohet ditën e sotme. E nëse ende nuk e keni kuptuar se kujt iu referohemi e kemi pikërisht për çiftin më të përforlur në shoëbizzit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berishën.

E nëse ishit kuriozë sesi duken, mjafton të shuani kureshjen me këto fotografi.

Ora 16:15
FOTO/ Pak orë para dasmës së vitit, Armina Mevlani ndan detajin e parë nga ceremonia e madhe me 300 të ftuar  

1664115401_armina.jpg

Të gjithë sytë sot janë te dasma e  Armina Mevlanit  e cila kurorëzon dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën në martesë.

Pas 9 vitesh, çifti më i përfolur i shoëbizzit i jep fund beqarisë në atë që me siguri do jetë “dasma e vitit”.

Blogeria ka postuar një fotot shihen një tufë me trëndafila rozë dhe të bardha, e cila ka lënë një mbishkrim.

“Bukuri”, ka shkruar Armina përbri tyre.