“Mbrojtja e të dhënave personale është një obligim madhor shoqëror për fat të keq në këtë vend, dalin në pazar dhe dosjet me sekrete, të atyre që janë nën hetim dhe gjykim të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumenta të tjera. Konstatoj me keqardhje se abuzohet edhe jeta e artistëve këngëtarëve është objekti i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80% bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”, theksoi Berisha.
Sipas tij, duhet të ndryshojë edhe Kodi Penal, sidomos në rastet kur gazetarët cënojnë privatësinë e astistëve.
“Ligji duhet të rreptësohet, gjykoj se është e domosdoshme të ndërhyhet edhe në Kodin Penal në interesin më maksimal të mbrojtjes së privatësisë, por të vini re fundjava është e mbushur me shpifje dhe trillime dhe imagjinatë më vulgare për këngëtaret dhe artistët si në asnjë vend tjetër. Ndaj ta konsiderojmë këtë një hap të parë në rrugën dhe përpjekjen për të garantuar një mbrojtje të merituar ndaj jetës private të qytetarëve shqiptar”, tha kryeministri.
Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” pasi të marrin miratimin e qeverisë do t’i kalojnë për miratim Kuvendit.
(aq/shqiptarja.com)