Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë

Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë

Sali Berisha në konferencën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike nuk i kurseu përsëri akuzat ditën e sotme (20 Dhjetor) ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani, në daljen e radhës për mediat.

Ish-kryeministri prej një viti nën akuzë dhe i pandehur për skandalin në aferën e dosjes "Partizani", për të cilën qëndroi po kaq kohë nën arrest shtëpiak, deklaroi se "SKAPI i partisë është organizatë kriminale dhe Dumani mercenar i saj".

Ai trajtoi me akuza edhe çështjen e rrogës së Dumanit, duke thënë se "merr 100 mln lekë në vit" dhe atë të hetimeve të dosjeve me "shpenzime disa herë të larta" se kur ai qeveriste.

"Rroga e Altin Dumanit 100 milionë. Kjo është shuma që ai merr në vit. S’është pak të paguash një njeri 100 mln. Një njeri që fle mbi dosje krimi, një kriminel që amniston krimin elektoral, që është krim kushtetues. 1035 qytetarë të hetuar, tha Dumani. Por ta krahasosh me vitin 2008 janë mbi 1400 të hetuar në vit, me një të shtatën e shpenzimeve të sotme, me fakte, piramida më e shëmtuar e korrupsionit ndonjëherë. Do përmbushim mision dhe qytetarët do kenë të drejtën të gëzojnë procesin e duhur”, tha ai.

Ai kërkoi proces vlerësimi dhe tha se do publikonte prova për amnistinë e krimeve elektorale nga prokurorët e SPAK, që tha se i kishte me emra dhe se Vettingu u përdor për diktaturë.

“Dokumenti i gjyqtarëve europianë tregon se u përdor vettingu për të kaluar nga demokracia në diktaturë, për të rekrutuar një grup mercenarësh për të amnistuar krimin elektoral. I denoncuar më parë me dosjet e mëparshme nga media botërore. Sidomos dosja “Metamorfoza”, ku krimi më i shëmtuar është ai elektoral. Ai është mercenar dhe fanatik i partisë së krimit”, u shpreh kreu i selisë blu.


Berisha nuk kurseu akuzat edhe ndaj një tjetër prokuroreje dhe ministrit Ulsi Manja si lidhje e saj e drejtpërdrejtë.

“Në deklaratën e tij Dumani tregon se hetimin, akuzën, i ka pronë private. Nuk ka ligj në botë që lejon që t’i të delegosh për vitin tjetër hetimin, kjo dëshmon se Dumani është një kriminel elektoral. Pasi dërgoi dosjen e Ulsiut dhe Edi Ramës tek Elizabeta Keshi, që nuk kishte asnjë lidhje me të, kjo është ish-prokurore në Peshkopi, dosjen e mbylli ajo, e zhvlerësoi dhe e bëri, Elizabetën e solli tani Ulsi prokurore në Tiranë. Mund të jetë anëtare KLP-je a ku ta di unë, e me radhë. Kështu që pikërisht kjo deklaratë dokumenton se Dumani është një kriminel elektoral që bën pazare në favor të partisë së tij, që amniston krimin elektoral se do fillojë nga janari e tutje. E garantoj se do bëhet përgjegjës një për një për këto qëndrime”, tha Berisha.
 

Gjithashtu ai u shpreh edhe kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Dumanit, duke kundërshtuar propozimin dhe deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan për Ballkanin perëndimor, Alexandër Kasanof.

“Një që zbaton ligjin mund të garojë për 5 mandate, por kriminelët, anëtarët e organizatës kriminale të Skapit duhet të jenë në burg. Nuk i njoh të gjithë, por ata që kam emrat e tyre, me në krye Dumanin, ata meritojnë vetëm burgun. Por Dumani kërkon tjetër gjë, zgjatjen, t’i bëhet për 18 vite, por kjo s’mund të ndodhë kurrë. Por ai që zbaton ligjin s’ka asnjë arsye të dalë nga sistemi. Do bëhet proces për ata që flen mbi dosjet e krimit dhe ka bashkëpunuar e fle mbi dosjen e krimit. Do bëjmë publike dosje për amnistinë elektorale të SPAK e Dumanit”.

Gjithashtu Berisha foli edhe për arsyet se pse nuk shkoi në Kosovë, në takimin e dy Kuvendeve.

"Nuk mund të shkoja në Kosovë me Pashiçin shqiptar, kurrsesi! Pa kërkuar ndjesë kosovarëve për sanksionet që Rama i vuri dhe pa votuar rezolutën e dënimit të gjenocidit serb", tha Berisha.

Dhe më tej shpjegoi pretendimet:

“Qëllimi i Ramës për takimet e dy Kuvendeve në Kosovë janë antikombëtare, bllokuese për zgjidhje. I bashkërenduar me Vuçiç, të gjitha propozimet e Ramës. Kanë sjelle edhe bllokime dhe acarime serioze mes dy vendeve. Shqipëria qëndron në anën e Kosovës. Por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun, nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula dhe skema. Apo që i thoshte Kosovës nënshtrohu, ose do shkosh në epokën e bronzit. Një njeri që i vuri i pari Kosovës sanksione dhe u përzje në plane për copëtimin e Kosovës me Beogradin. Apo që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt ruso-serb. Qeveria e ka meritën për t’ia kthyer reston Pashiçit të Tiranës, njëlloj si atij të Beogradit. Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa rezolutën e dënimit të gjenocidit serbe në Kosovë apo pa një kërkesë ndjese qytetarëve të Kosovës, për sanksionet që i vuri Shqipëria. Ndjesë për bashkërendimin me Vuçiçin, që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO, apo për përpjekjet për përmbysjen e qeverisë, deri te ndalimi i himnit të këngës për Adem Jasharin. Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiçin shqiptar, nuk mund të shkoja dot!”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Sali Berisha: Çfarë më thanë në zyrë Donald Lu e Vlahutin, ata janë diplomatët më të korruptuar në historinë botërore

1734696786_saliberisha.JPG

Sali Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan Donald Lu e ish-ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

Ai tha se ata janë dy diplomatët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe asaj botërore.

Berisha rrëfeu edhe një bisedë me ta në zyrën e tij lidhur me vettingun. Kreu i PD-së akuzoi dy diplomatët dhe organet e vettingut janë marrë me gjueti shtrigash.

“Nuk lejohet vetingu për korrupsionin sepse faktikisht e përdor atë për gjah shtrigash. Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vettingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale.

Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time.

Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin. Ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit?

Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do i marrim, do i sjellim. Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.

Janë marrë vetëm me gjeueti shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua”, tha Berisha.

A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia njeh pasaportat e Kosovës