Berisha sulmon kreun e AMA-s: Vasal, prodhove ERTV-në, ç’punë ke ti në Parlament?

Kreu i AMA-s, Gentian Salaj raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë vjetore të autoritetit të mediave audiovizive për vitin 2017. 

Por raportimi i tij nuk u prit mirë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili menjëherë pas fjalës së kreut të AMA-s e akuzoi atë se ndodhet në krye të këtij institucioni në konflikt interesi. Sipas Berishës, Salaj prodhoi ERTV-në, TV ne Facebook që pasqyron aktivitetet e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sipas tij, në raportin vjetor nuk foli asnjë fjalë për këtë.

Ne  fakt i gjithe aktiviteti qe zhvillohet permes mediave online nuk eshte nje kompetence ligjore e AMA nderkohe qe ERTV eshte thjesht nje logo e jo kanal i mirefillte televiziv,  qe perdor kryeministri per te postuar videot dhe aktivitetet e tij politike ne Facebook.

Si mund të lejohet të flasë në parlament ky zotëri kur ka shkuar aty në konflikt interesi, si vasal, ka shkuar aty dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet asnjë fjalë. Ç’punë ka ky përpara parlamentit? A nuk përbën fyerje? E morët nga Top-Channel dhe e çuat te AMA. Të paktën këtu të mos e sillnit dhe mbajeni atje...i menderosni çdo ditë ato media. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore, asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet monstruoze gjatë fushatës zgjedhore të mediave. Nuk duhet të vinte këtu ky zotëri. 

Sali Berisha, ish-kryeministër

Akuzave të Berishës iu përgjigj Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, i cili tha se ish-kryeministri po sulmon një institucion të pavarur. 

Para pak minutash drejtuesi i një instutucioni të pavarur u sulmua në mënyrë të pandershme nga një deputet, i cili me pa të drejtë lëshon akuza ndaj një institucioni të pavarur,  tek i cili është ndjekur parimi i balancimit të përfaqësimit politik po të kemi parasysh  që institucioni që referon sot punën 1 vjeçare në Kuvendin e Shqipërisë ka dhe përfaqësues të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së. 

Është e pandershme që një deputet të përdori karrigen e deputetit dhe pozicionin e tij për të sulmuar një institucion të pavarur, ndërkohë që janë të gjitha modalitetet, që secili prej deputetëve në rezolutën që bashkëshoqëron vlersimin e punës 1 vjeçare mund të kishte paraqitur vlersimi. Duhet të kemi parasysh se vlersimi është për institucionin dhe jo për personin dhe nuk mund të intimidohet asnjë përfaqësues i organeve të pavarura nga çdo deputet, që kur vjen puna për respektimin e parimeve të transmetimit audiovizual është thyersi numër 1 i rregullave dhe funksionimit të transmetimit në këtë sallë kur eskluziviteti i transmetimit rregullohet sipas procedurave ligjore.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 07/06/2018 11:14

    Per c,fare krime flet ky monster,ti Sali rrugaci je nje kriminel me vule dhe i provuar ne 25 vjet,si ke fytyre e qendron ne ate Parlament nje kriminel i lindur si fytyra jote,edhe plak nje monster mbete.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/06/2018 11:12

    Se shpejti do te dale ne transmetim televizioni me i ri BABALE TV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson

Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson