Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sa i takon kontrollit të pasurisë për pedagogët. Berisha u shpreh se Rama nuk ka fytyrë që t’u kërkojë vetting pedagogëve, pasi ai vetë nuk ka justifikuar asnjëherë pasurinë e tij.
'Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare. Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura.
Mirëpo qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se doktoraturat janë elementi më thelbësor i kërkimit shkencor. Ai që e kryen dhe ai që e udhëheq, arrijnë të japin një produkt, herë-herë edhe themelor dhe origjinal për shkencën, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në vitet e diktaturës, jo më sot.
Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure.’- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor: