TIRANË- Rithemelimi ka mbledhur sot grupit parlamentar. Për herë të parë në mbledhjen e grupit të deputetëve të Sali Berishës i është bashkuar deputeti Xhelal Mziu. Gjatë mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Sali Berisha parlajmëroi se do të zhvillojë sërish protesta.
Ish-kryeministri tha se u del në mbështetje pedagogëve dhe protestës së tyre, por ato janë parti politike dhe kanë axhendën e tyre që kryesore që janë primarët dhe protestat. Megjithëse nuk ka realizuar asnjë protestë nga ato që kishte premtuar se do të zhvillonte në fillim të vjeshtës, Berisha përsëriti sërish se ato do të mbushin rrugët, pasi nuk mund të ecet më në këtë mënyrë.
'Ne kemi axhendën tonë të protestave dhe po e përgatisim. Sot kam takim me krerët e PD në Tiranë dhe dy janë çështjet tona kryesore që do diskutojmë, primaret dhe protestat. Ne kemi axhendën tonë, sindikatat kanë të veten. Ne jemi parti politike dhe do mbushim rrugët dhe sheshet.'- tha Berisha.
Megjithëse kryeministri Edi Rama nuk ka folur për një vetting për pedagogët, Sali Berisha ka folur sërish sot për ‘kërcënimet’ që sipas tij po u bën kryeministri pedagogëve. Sipas Berishës, para se Rama t’u kërkojë pedagogëve që të deklarojnë pasurinë, ai duhet që vetë të tregojë se me çfarë e ka ndërtuar vilën e tij në Surrel.
Lajmi në përditësim...
Sali Berisha tha se u del në mbështetje pedagogëve dhe protestës së tyre, por ato janë parti politike dhe kanë axhendën e tyre që kryesore që janë primarët dhe protestat. Megjithëse nuk ka realizuar asnjë protestë nga ato që kishte premtuar se do të zhvillonte në fillim të vjeshtës, Berisha përsëriti sërish se ato do të mbushin rrugët, pasi nuk mund të ecet më në këtë mënyrë.
‘Kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni këtij sulmi të shpalosur ndaj tyre. përpjekjet për t’i përçarë. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë kërcënimesh u bëhen për t’i përçarë. Ne solidarizohemi dhe mbështesim këtë grevë. Po përgatisim axhendën e protestave. Sot kam takim me kryetarët e degëve të PD-së Tiranë. Ne kemi axhendën tonën. Do të mbushim rrugët dhe sheshet se nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Nuk mund të shohim sesi shqiptarët përbuze.’- tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sa i takon kontrollit të pasurisë për pedagogët. Berisha u shpreh se Rama nuk ka fytyrë që t’u kërkojë vetting pedagogëve, pasi ai vetë nuk ka justifikuar asnjëherë pasurinë e tij.
'Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare. Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura.
Mirëpo qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se doktoraturat janë elementi më thelbësor i kërkimit shkencor. Ai që e kryen dhe ai që e udhëheq, arrijnë të japin një produkt, herë-herë edhe themelor dhe origjinal për shkencën, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në vitet e diktaturës, jo më sot.
Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën? Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar. Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure.’- u shpreh Berisha.