Berisha sulmon Topin: Ke
marrë prona si kooperativist

Berisha sulmon Topin: Ke <br />marrë prona si kooperativist
TIRANE –Kryeministri Sali Berisha sulmon presidentin Bamir Topi i cili para disa ditësh deklaroi se qeveria po bën një lëmsh me çështjen e pronave duke nxjerrë çdo muaj akte administrative. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha tha se Topi është hequr si kooperativist për të marrë prona.

“ Nuk them se nuk ka probleme me pronën, por është bërë më shumë se kurrë. Kjo qeveri ka bërë një punë të jashtëzakonshme.. Ndonjërit që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën, i them që nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona ka bërë një gabim fatal”, sepse ka patur dhe burg në qendër të Tiranës por kooperativë bujqësore nuk ka patur kurrë. Ndaj nuk duhet të irritohet askush pse Qeveria ndërmerr akte për zgjidhjen e pronës” tha kryeministri ne mbledhjen  e sotme te qeverise.

Ai vlerësoi se qeveria e tij “ka bërë një punë të jashtëzakoshme” përsa i përket çështjes së pronës por ky është një “problem i komplikuar jo vëtëm për Shqipërinë” por edhe për vendet më të zhvilluara të botës, tha Kryeministri shqiptar gjatë mbledhjes së përjavshme të Këshillit të Ministrave.

“Çështja e pronësisë është çështje dinamike dhe duhet kuptuar si e tillë – tha Berisha – Njëlloj siç ka tregu ngjtjet dhe zbritjet e tij, asgjë nuk e ndjek më besnikërisht sesa prona. Ndaj dhe ky ligj reformon qëndrimin dhe e sjell atë te tregu dhe vlerat e veta”, tha Kryeministri duke iu referuar pr/ligjit mbi çështjen e pronësisë.

Kryeministri përsëriti disa herë vështirësitë që paraqet vetë çështja e pronave. “Qytetarët duhet ta dinë se në këtë fushë po lëvizet me shpejtësi të madhe por është një fushë e komplikuar. Cili vend në historinë e zhvillimit rrafshoi ndërtimet e të shpërngulurve?”

“Çështjet e pronësisë nuk zgjidhen me klishe dhe urrejte. Zgjdhen me ligje, platforma dhe alternativa” përfundoi Kryeministri Berisha.
(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen! Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe