Berisha takim me përfaqësuesit
e TAP: Rëndësi për zhvillimin

Berisha takim me përfaqësuesit <br />e TAP: Rëndësi për zhvillimin
TIRANE - Kryeministri Berisha ka shprehur angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të projektit të TAP, si projekti më efikas dhe eficent i furnizimit të BE-së me gazin azer të Shah Denizit. Këtë koment Kryeministri e bëri ndërsa zhvilloi një takim me delegacionin e kryesuar nga z. Kjetil Tungland, Drejtor Menaxhues i kompanisë së Gazsjellësit Trans Adriatik.

Kryeministri u shpreh se “Gazsjellësi Trans Adriatik ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj si një superfuqi energjetike në rajon, si dhe për punësimin e qytetarëve shqiptarë nëpërmjet krijimit të dhjetëra, mijëra vendeve të reja të punës.”

Sipas kryeministrit në këtë projekt madhështor energjetik, do të investohen rreth 2 miliardë euro, dhe do të punësohen direkt dhe indirekt, mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë.

Shqipëria, si vend me depo te mëdha natyrale gazi- shprehet kryeministri Berisha- do të ketë një pozicion shumë të rëndësishëm në shpërndarjen e tij në veri, por dhe mundësi të madhe për fuqizimin e prodhimit dhe eksportit te energjisë ne rajon.

Sipas njoftimit të kryeministrisë pritet që së shpejti të konkludohet edhe Marrëveshja Ndërqeveritare mes Republikave të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, rreth projektit të TAP-it.

Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën