Berisha takim me qytetarët në Gramsh: Ky qytet është i lënë pas dore, PS s’ka bërë asnjë investim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët në Gramsh. Berisha tha se Gramshi është lënë pas dore nga qeveria, duke thënë se s’kanë bërë asnjë investim.

“Sot qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë, deri diku pavarësisht nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje, shkretimin e shoqërisë, vendit, kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen duke u rritur.  Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë  si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale.

Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve.

Siç e dini ju është i qeverisë së mëparshme dhe herën e fundit që kam qenë në këtë rreth kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit dhe disa orë pas meje, erdhi Edi Rama dhe deklaroi se kjo është gënjeshtra e radhës e Sali Berishës. Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre. Gjithë kjo vepër e madhe që është ndërtuar, në drejtim të fshatrave, zonave turistike nuk është ndërtuar asgjë", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha nga Gramshi: Nesër dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit


SI.E./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve