Gjatë punimeve në Forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në Zagreb, një delegacion nga PD i kryesuar nga Sali Berisha, u takua me kryeministrin kroat Andrej Plenković.
Berisha i shprehu shqetësimin për regresin demokratik sipas tij dhe autokracinë në qeverisë, korrupsionin dhe mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme
Nga ana e tij Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.
Takim, Berisha zhvilloi edhe me Presidentin e Unionit ndërkombëtar demokrat Stephen Harper.
Edhe atij Berisha i foli për problemet me qeverisjen dhe për persekutimin sipas tij të opozitës.
Në përfundim të takimit, Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë për opozitën shqiptare dhe integrimin.
Më tej kreu demokrat i vijoi takimet me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski, me fokus në respektimin e komunitetit shqiptar në RMV dhe përshpejtimin e integrimit evropian.
Komente











