TIRANË – Kryeministri Berisha është takuar sot me një “mbretëreshë”, pasi kështu e ka cilësuar ai, kampionen e botës në xhudo, shqiptaren Majlinda Kelmendi. Berisha iu ka  rrëfyer në Fb, mbështetësve të tij, takimin me sportisten, që e përshkruar kësisoj:

"Sot prita Majlinda Kelmendin, mbretëreshën e botës në xhudo dhe trajnierin e saj të shquar Driton Kuka. Fill pas Kosovës, Majlinda erdhi në Shqipëri për të ndarë edhe këtu me bashkëkombasit e saj, krenarinë dhe lavdinë e kurorës së kampiones së botës në xhudo që mori në Brazil.

E falenderova dhe e urova Mbretëreshën shqiptare të xhudos në botë për suksesin e jashtëzakonshem me të cilin ka bërë krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medalionin në të cilin është gdhendur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë me firmat e themelueseve të saj,”- shkruan Kryeministri duke shtuar edhe një sërë fotografish nga takimi me kampionen Kelmendi.

Redaksia online
Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)