WASHINGTON - Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të përzemërt me Ambasadorin Daniel Fried, ish ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos. Sipas, njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në takim merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë z. Aleksandër Arvizu.
Daniel Fried i uroi përzemërsisht Kryeministrit Berisha mirëseardhjen në SHBA dhe i shprehu atij, qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve urimet më të ngrohta e miqësore për 100 vjetorin e pavarësisë.
"Dy vendet tona kanë arritur bashkëpunime dhe suksese të mëdha së bashku. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një nga këto arritje të mëdha" tha Ambasadori Fried.
Z. Daniel Fried e uroi Kryeministrin Berisha për evenimentin e rëndësishëm që do të zhvillohet në muzeun e Holokaustit dhe vlerësoi tolerancën e shkëlqyer fetare dhe ndëretnike të shqiptarëve gjatë historisë, si një rast vërtet unik.
Kryeministri Berisha, duke e falënderuar zotin Fried për fjalët e ngrohta, theksoi se " shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeverisë amerikane dhe popullit amerikan, për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha fushat. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja jonë më e madhe, pas pavarësisë së saj", tha Kryeministri.
Ambasadori Fried e falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në rastin e të burgosurve të Guantanamos.
“Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, të bazuara mbi miqësinë e ngushtë e tradicionale midis të dy popujve e kombeve, si edhe vullneti dhe angazhimi për t’i zgjeruar e thelluar ato edhe më tej, në të ardhmen”, përfundon njoftimi për shtyp i qeverisë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com