DUBROVNIK-Gjatë samiti të Dubrovnikut kryeministri Berisha ka takuar dhe Zv Sekretarin Amerikan te Shtetit Filip Gordon. Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së kryeministrit Berisha, Gordon përcolli pershendetjet e Sekretares së Shtetit Klinton dhe rikonfirmoi dëshirën e saj për të vizituar së shpejti Shqipërinë. Berisha i tha zyrtarit të lartë amerikan se shqiptarët do jenë shumë të lumtur të presin Zonjën Klinton në 100 vjetorin e Pavarësise si mike të madhe e të shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në takim u diskutuan edhe zhvilimet e fundit në Shqipëri dhe ecuria e reformave.
Kryeministri Berisha e njohu zevendessekretarin Gordon me hapat e ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, në veçanti, për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, ecurinë pozitive të reformës zgjedhore, por edhe nismën shumë të rëndësishme të deputetëve të koalicionit qeverisës për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. (ns/shqiptarja.com)