Kryeministri Sali Berisha ka vizituar ekipin kombëtar të futbollit në qytetin e Durrëit, aty ku është duke zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Norvegjinë.
Berisha ka takuar ekipin, trajnerin De Biasi dhe stafin drejtues, teksa është njohur me përgatitjet dhe pritshmëritë për ndeshjen me nordikët kryeministri iu ka premtuar edhe një mbështetje maksimale nëse do të fitojnë të premten. ““Ju garantoj se do të përpiqemi t’u mbështesim edhe më shumë, ju e meritoni plotësisht.
Keni dëshmuar talentin, aftësinë e duhur. Futbolli është një sport me një dinamizëm të paimagjinueshëm.
Sytë e shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë do të jenë në stadiumin “Qemal Stafa” më 7 qershor, ndaj presim fitoren, emocionet nuk duhet të errësojnë mprehtësinë e lojtarëve në fushë.
Kur pashë spanjollët në Evropianin e kaluar thashë paskan arritur qiellin, kur pashë gjermanët në finalen e Ligës së Kampioneve ishin më larg se qielli’ deklaro Berisha.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO/ Berisha viziton ekipin kombëtar në Durrës gjatë stërvitjes