Sali Berisha pati sot një takim me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përzgjedhur si reporterë për Shqipërinë.
Pas takimit, Berisha tha se informoi zyrtarët europianë për situatën politike në vend, dhe se nuk kishte kursyer akuzat për mazhorancën socialiste.
“Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit.
Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme, e cila, e cila pasi ka vjedhur me të shoqin 10.000 metër katror truall në bregun jonë, duke e paraqitur me dokumente të falsifikuara si pronë e të shoqit, rezulton se ishte pronë publike dhe kryetari i bashkisë futet në burg, kurse Olta e anturazhit të Edi Ramës, dërgohet kryetare e delegacionit të deputetëve shqiptarë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.
Akt i turpshëm ndërkombëtar. Në këtë takim, miqtë e ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit, unë i informova se Shqipëria ka pësuar pas heqjes së monitorimit kthimin mbrapa më të madh në 32 vite.
Dhe aty u ndala gjerësisht në sundimin, në lidhjet e tmerrshme me krimin. I informova për lidhjet direkte të Taulant Ballës me bandat e me kartelet e drogës, me dëshmi në gjykatat e vendit se si ai është akuzuar pse ka porositur vrasje në, dhe janë djegur dokumentet me proces verbale, se si ai ka komunikuar me kartelin Çelaj për të arrestuar bandat paralele dhe sot si shpërblim ai kryeson grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Informova gjerësisht për zgjedhjet, për se si këto zgjedhje, më shumë se në çdo rast tjetër, u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale, se si Edi Rama përdori të gjithë potencialet e administratës shtetërore, monetare, njerëzore, për të dhunuar zgjedhjet logjistike e të tjerë. Për gjobat dhe kamatat dy miliardë euro që u falen, për angazhimin total të karteleve të drogës me 28 deputetë, përfaqësuar, njëri nga Arkand Balla, karteli i Troplini dhe nga Sara Mile, karteli Çelaj, deputetët më të votuar të parlamentit shqiptar.
I informova dhe i njoha me dokumente, me fakte, se si parlamenti është aneksuar dhe kryetari i parlamentit përbën njeri pa asnjë vlerë që nuk respekton as rregullore dhe asgjë. Shkarja e standardeve në Shqipëri është katastrofale.
U ndalëm gjatë tek afera Rama-Balluku. Ju dhashë fakte se Balluku është Rama. Përdora një shprehje. Në rrafshin politik, Balluku nuk është gjë tjetër, vetëm t-shirt i Edi Ramës. Po e theksova kjo në rrafshin politik, mos të ketë keqkuptime”,- tha Berisha.
Komente












