Berisha: Të dashur miq, unë sot
festoj 69-vjetorin e lindjes!

Berisha: Të dashur miq, unë sot<br />festoj 69-vjetorin e lindjes!
TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha mbush sot 69 vjeç! Këtë lajm ai e ka dhënë vetë: “Të dashur miq, sot unë festoj ditëlindjen!”

Duke dashur ta ndajë festën e tij familjare me mbështetësit e vet në Fb, Berisha e përgjithëson gëzimin e tij: “Kjo është mbi të gjitha një ditë urimi më e perzemërt dhe e mirënjohjes më të thellë:

para së gjithash për Zotin, që më dha mundësi të festoj ditëlindjen time të 69-të në shëndet dhe përkushtim të plotë;  për familjen time që me dashurinë, mbështetjen, sakrificën e pakufishme ka qenë dhe është Eleksiri i vërtetë i jetës dhe i çdo gjëje që unë kam arritur gjatë saj;

për të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët e mi, vajza, djem, burra, gra të mrekullueshëm që me bashkëpunimin luajal dhe mbështetjen e tyre të çmuar kemi ndërtuar dhe do ndërtojmë së bashku ëndrrat dhe idealet tona më fisnike.

Por unë kam sot një urim të përzemërt dhe miqësor për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që festojnë sot ditëlindjen.

Le t'u urojmë së bashku atyre, jetë të gjatë, plotë gëzime, shëndet, suksese dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre. Gëzuar!”- e përfundon Berisha, mesazhin e tij.
berisha
Redaksia online
(armanda.shtembari/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës