TIRANE- Roli i Berishës ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit të Enver Hoxhës më 20 shkurt të 1991 ka qenë i dyshimtë. Protagonistë të asaj dite të rëndësishme thonë se ish-kreu i PD dhe njeriu që ka dominuar politikën shqiptare për vite me radhë Sali Berisha s’ka qenë organizator as protagonist për rrëzimin e bustit dhe për më tepër ka qenë vetëm me një makinë FIAT të bardhë, që ka lënë pas hijen e interpretimeve të ndryshme herë si i dërguar i Ramiz Alisë për të mbikëqyrur lëvizjen e studentëve dhe te qytetarëve të Tiranës në sheshin “Skënderbej” herë se ka qenë në një makinë pa targa të Sigurimit të Shtetit.