Berisha: Te ridimensionohen
figurat kryesore të pavarësisë

Berisha: Te ridimensionohen <br />figurat kryesore të pavarësisë
TIRANE- Kryeministri mbledh komitetin për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe i kërkon ministrave marrjen e masave për të përgatitur festimet dhe veprimtaritë të cilat do ta nderojnë Shqipërinë në 100 vjetorin e saj, ashtu sic e meriton.

“ Shqipëria 100 vjecare të ketë atë pamjen e bukur që se ka pasur kurrë më parë. T’i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme nderimit të cdo ngjarjeje. Të gjitha veprimtaritë duhet të nxiten dhe inkurajohen, sidomos ato të kulturës dhe të kenë një domethënie të vecantë”- tha kryeministri duke propozura dhe fillimin e bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës dhe të Maqedonisë për të nderuar këtë 100 vjecar.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mblidhen sa më shumë propozime të ekspertëve qytetarëve, dhe ta bëjmë festën e festave. 100 vjecari vjen një herë në shekull, nuk duhet harruar, duhet të jemi në lartësinë e tij.”- nënvizoi kryeministri. Viti 2012 do të quhet dhe viti i flamurit kombëtar

Berisha kërkoi dhe rishkrimin e historisë mbi të vërtetat historike, të cilat sipas tij, në periudhën e komunizmit “u vunë në funksion të një ideologjie, cmendurie dhe të manipuloheshin sikundër ato nuk ishin”

“Institucionet tona kërkimore shkencore kanë një detyrë të madhe të mund t’i paraqesin shqiptarëve arritjet por dhe gabimet e tyre.

Është e gabuar kur thuhet se studimet mund të ulin apo lartësojë një figurë apo një jetër. Ata kanë patur dhe armiqësira, por kanë qenë atdhetarë të flakët që në mënyrën e tyre janë përpjekur të bëjnë Shqipërinë…. Historia të ndërtohet mbi të vërteta, ndaj dhe zotërinj ministra është e rëndësishme që të mbështesim fuqishëm institucionet kërkimore shkencore në përpjekjet e tyre për një shqyrtim të ndershëm e serioz të një shekull Shqipëri e pavarur.”

Është e domosdoshme- vazhdoi më tej Berisha- të ridimensionohen figurat kryesore të pavarësisë. Unë besoj se disa prej tyre, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytet, pavarësia vërtet u shpall në Vlorë, por ai ishte një akt madhor dhe kontributi i tyre, pavarësisht problemeve kundrathënëse, është i pamohueshëm, dhe ata duhet të jenë në Tiranë ku është epiqendra e shqiptarë të jenë dhe ata.

Berisha kërkoi gjithashtu që 2012 të quhet Viti i Flamurit shqiptar, dhe të merren masa që ky flamur të valëvitet në çdo ballkon shqiptar, kudo që janë në Shqipëri e botë, për të nderuar të rënët e kombit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online