TIRANE - Liri Berisha ka hequr me shpejtësi sondazhin e vendosur mbrëmë në faqen e saj në Facebook ku i pyeste miqtë e saj nëse ishin dakord apo jo që bashkëshorti i saj të rikthej në politikë. Liri Berisha e ka mbajtur vetëm pak orë statusin e saj dhe më pas e ka hequr por nuk ka fshirë komentet që kanë lënë miqtë e Facebookut në lidhje me këtë status.

Pikëpyetja e publikimit të këtij sondazhi në faqen e Liri Berishës qëndron në faktin se ndoshta brenda PD ka nisur një konflikt për drejtimin e partisë dhe një rikthim të mundshëm të ish-liderit Berisha apo qëndrimit të Bashës.
“Gruaja politikane” e ka hapur sondazhin në faqen e saj por nuk dihet përse këtë nuk e bëri bashkëshorti i saj i cili ka një numër shumë më të madh njerëzish që e ndjekin dhe mund ti përgjigjen sondazhit.
Ndërkohë lajmi për hapjen e një sondazhi nga Liri Berisha është edhe lajmi më i klikuar në faqen online të Shqiptarja.com.

Komentuesit që i kanë ende komentet e tyre në faqen e Liri Berishës shprehen se nuk janë pro kthimit të Berishës në pushtet, madje ka edhe komentues të cilët e udhëzojnë Liri Berishën që sondazhin për kthimin e bashkëshortit në pushtet ajo duhet ta kishte formuluar ndryshe duke ngritur pyetjen: A duhet të ishte në burg Sali Berisha për gjendjen në të cilën e katandisi vendin.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO