Berisha: Të rinjtë po largohen, katastrofë për kombin! Shkak qeveria dhe lidhjet e saj me krimin

Berisha: Të rinjtë po largohen, katastrofë për kombin! Shkak qeveria dhe lidhjet e saj me krimin

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për emigrimin e të rinjve. Në një takim me anëtarët e Departamentit Brain Gain & Ekselencës, Berisha tha se Shqipëria është një ndër vendet që ka pësuar largimet më të largimet më të mëdha në 7 vitet e fundit.

Shkak i largimit të të rinjve, sipas Berishës është qeveria dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin. Një tjetër arsye, ish-kryeministri tha se është korrupsioni dhe vjedhja e qeverisë që i shtyn të rinjtë që të lënë atdheun e tyre.

“Ka një raport jetik midis të ardhmes dhe rinisë. Midis të ardhmes dhe elitës. Në rast se ju vështroni sot shifrat demografike, ato janë tmerrësisht tronditëse. Një komb që vetëm në hapësirën evropiane, humbet 740 mijë qytetarë, pa llogaritur të tjerë që janë larguar në drejtime të tjerë, jo Shengen.

Në historinë e luftërave, botërore apo civile, nuk gjendet asnjë komb tjetër që ka pësuar këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar. Polonia ka humbur 20 përqind të popullatës në Luftën Botërore. Shqipëria 31 përqind në 7 vite. Kjo jo nga tirania e mjerimit e vitit 1991, kur njerëzit nuk kishin kafshatën, por nga një agresion brutal i krimit, i drogës, i lidhjeve të qeveritarëve me krimin, drogën dhe vjedhjen e qeveritarëve”, tha Berisha.

Një katastrofë për kombin e ka cilësuar Berisha largimin e të rinjve, ndërsa tha se qeveria është krejt indiferente ndaj këtij fenomeni. Sipas tij, largimi i tyre është një lajmi i mirë për qeverinë, sepse nuk mblidhen shumë njerëz nëpër protesta dhe shtoi se ulet edhe numri i votave kundër kryeministrit Edi Rama.

"Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë. Dy gjëra rrënojnë më shumë se tjetër të ardhmen: mungesa e rinisë. E dyta, borxhi. Edhe borxhi është një barrë e tmerrshme. Kjo qeveri, të dyja po i kryen në mënyrën më pasiononte”, tha Berisha.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)