Sali Berisha duket se po bën lëvizje drejt ribashkimit të PD dhe e ka nisur nga Jorida Tabaku e Gazment Bardhi, të cilët i konsideron si vlerë kur vetëm pak muaj më parë i quante të shitur te Rama.
Avokati Leonard Karaj thotë se ky veprim i Berishës vjen për shkak se janë grupe interesi. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se pavarësisht tentativave, demokratët do shkojnë në pikën e shpalljen ‘non grata’ nga SHBA të ish-kryeministrit, gjë që do e vështirësojë bashkimin.
“Sali Berisha po bën politikë. Ka qenë kontradiktor në shumë deklarata të tij. Shpesh herë kolegë e njerëz të tjerë i ka sulmuar dhe në shumë raste të tjera është mundur t’i afrojë e të ketë bashkëpunim me ta. Në rastin e Bardhit dhe Tabakut është me detyrim përcaktim. Bardhi duke qenë se tani është kreu i grupit parlamentar dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrim koherent ndaj Berishës por nuk ka kursyer kërkesat për PD të bashkuar. Pra ka pasur qasje më parimore se Alibeaj apo Basha që për gati 1 vit nuk është dukur në jetën politike. E njëjta edhe për Jorida Tabakun e cila mund të pranojë postin e kryetares së komanduar të PD. Berisha po tenton afrim me të gjithë grupet e interesit. E shoh të vështirë realizimin se çfarë do lloj gjëje që të ndodhë, në fund do shkojmë te një pikë që quhet ‘non grata’ nga SHBA. Nuk besoj më te bashkimi”, tha Karaj.
Ndërsa ish deputeti Azgan Haklaj thotë se Berisha bën këtë veprim për shkak se nuk merr dot siglën dhe vulën e PD.
“Duke qenë se nuk merr dot vulën e siglën, tenton të bëjë bashkim me dekonsiprim. Ai zbuloi planin që ka në mendjen e tij pasi i trazoi ujërat në daljen në terrenin politik të Lulzim Bashës, i cili mori përgjegjësitë që ia ngarkon momenti e koha për ringritjen e PD dhe për të krijuar një të djathtë modern shqiptare. Berisha përmes Edit Harxhit tha më sillni vulën. Ai përshtroi Gaz Bardhin e Jorida Tabakun sepse tha që kanë bashkëpunuar e mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhjet lokale”, tha Azgan Haklaj.
Po ashtu Haklaj shprehet se kjo lëvizje e Berishës vjen pasi doli në terren Lulzim Basha, i cili është rikthyer në politikën aktive dhe mund të garojë sërish për postin e kreut të PD, por këtë nuk e ka konfirmuar ende.
Tabaku e Bardhi nuk jane as vlera,as grupe interesi,jane thjesht hallka me e dobet,sepse te dy kane shprehur interes per bashkimin e dy fraksioneve.Ceshtja e vules qendron,e Bashes pjeserisht.Berisha pa nje te care ne mur,ose nje plasdarme dhe dhelpra plake filloi nga miklimet.Fajin ketu e ka Alibeaj qe duhet te kishte thene /do te bej doreheqje,por do te qendroj deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri/.Kapiteni eshte i fundit qe braktis anijen qe po mbytet,kurse ne fakt, Alibeaj ja mbathi i pari dhe e la PD,pa busull,pa koke e pa kembe.
PërgjigjuSaliu gjithmon bashk ka qene me Bardhin pune tjeter se luanin teater qe te mbulonin maskaralliqet qe kane bere,kot fare tani "po kerkon te bashkohet"!
PërgjigjuFIKS FARE...BRAVA