'Non Grata'/ Berisha tha se do hedhë në gjyq sekretarin Blinken për shpifje, reagimi i parë i SHBA: S'jemi në dijeni të ndonjë padie gjyqësore
Ish-kryeministri Sali Berisha
Në përgjigje të deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore".
Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe tha se do të hedhë në gjyq numrin 3 të administratës, për shpifje, përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisit, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.
Akuzat e DASH ndaj tij për akte korruptive dhe se ka minuar demokracinë, Berisha tha se janë të montuara politikisht në Tiranë në zyrën e Edi Ramës.Gjatë konferencës për shtyp bëri të ditur se nuk do të largohet nga politika dhe nuk e jep dorëheqjen nga mandati i marrë në zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë të kuptohet se do të jetë në Kuvend në shtator.
Megjithatë Berisha tha se ky vendim i DASH nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes PD dhe Ambasadës Amerikane në vendin tone. Kjo padi e Berishës ndaj SHBA, erdhi pasishba-sali-berisha-dhe-familja-e-tij-ne-listen-e-zeze-minoi-demokracine-ne-shqiperi?r=kh1" style="color:blue; text-decoration:underline"> DASH e shpalli 'non grata' Berishën dhe familjen e tij, pasi e akuzon si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
78.8%
-
Të gabuar
16.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 5979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do të ndikojë debati presidencial Harris-Trump tek vota e amerikanëve?
12 Shtator, 21:50
-
Ylli Pata: Realiteti paralel i darkës, pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës?
12 Shtator, 21:47
-
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistë, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
12 Shtator, 21:47
-
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
12 Shtator, 21:37
-
SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n
12 Shtator, 21:10
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator, 18:50
-
Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë
12 Shtator, 18:04
-
Berisha i pandehur dhe protesta para SPAK/ Ngjela: Ka humbur ekuilibrin, po dëmton PD-në! Toka tek 'Partizani' ishte shtetërore, u mor në mënyrë abuzive
12 Shtator, 17:35
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Berisha i pandehur/ Meta e merr në mbrojtje: Vendim politik i paracaktuar! Sulmon SPAK: Nën drejtimin e Dumanit, ‘vrasës’ si Nuredini
12 Shtator, 14:39
-
Afera 'Partizani'/ Pas Berishës e dhëndrit të tij, SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion
12 Shtator, 09:58
-
Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura
12 Shtator, 09:49