Sali Berisha ka thirrur një protestë ditën e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë kryeministrisë.

Por ndërkohë që Berisha dhe mbështetësit e tij do të protestojnë në kryeqytet, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë, në Vlorë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së bypass të qytetit bregdetar.

Inagurimi i By-Pass-it të Vlorës, ishte parashikuar që të hapej në datën 9 korrik, por u afrua për me dy ditë dhe Rama e njoftoi vetë ceremoninë e hapjes, kur ndodhej në inagurimin e rrugës Kardhiq -Delvinë .