Berisha thirrje simpatizantëve demokratë në Kurbin: Mos bëni gabim të shkoni pas Alibeajt! Nuk përkulemi para pengjeve të Ramës

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se po mbahet peng nga kryeministri, Edi Rama me krimet e vëllait të tij.

Gjatë një takimi në Kurbin të Lezhës me simpatizantë demokratë para të cilëve prezantoi Behar Haxhian, kandidatin për kreun e bashkisë në 14 maj, Berisha bëri thirrje që asnjë demokrat të mos ndjekë Alibeajn dhe Bashën, duke i konsideruar si pengje të Ramës.

“Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën. Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë për të cilat në çdo gjykatë të Shqipërisë dhe botës shkon të paktën 6 vite burg. Por e shpëtoi Rama për ta marrë peng. Por edhe Alibrava i ka jo më pak të fuqishme lidhjet me krimin.

Asnjë demokrat nuk ka detyrime ndaj vëllait të tij, një kriminel me armë, një plaçkitës i fshehur prej tij. Nuk përkulemi kurrë ndaj pengjeve të Edi Ramës. Asnjë demorkat të mos gabojë të shkojë pas lidhjeve të krimit. Shtëpia e Ramës është shtëpi krimi”-tha Berisha.

Ndërsa më tej, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, Berisha tha se mijëra policë dhe ushtarakë kanë dhënë dorëheqjet nga postet e tyre dhe janë larguar pasi me rrogat që merrnin nuk mund të përballonin jetesën në Shqipëri.

“Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën”- u shpreh Berisha.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 25/03/2023 22:46

    O gjyshi po ik ore dil ne pension se ska me lezet. E dime qe ke merakun e pronave te dhendrrit e te djalit por mos ki merak se si gjen gje ata .

    Përgjigju
  • Polici ne detyre: 25/03/2023 22:05

    O bajge, apo me mire mutburre pse rren o pacavire asnje polic nuk ka dhene doreheqjen.

    Përgjigju
  • Linda: 25/03/2023 19:39

    Sali Berisha se ku do shkojn njerezit nuk do te pyesin ty.Zoti Alibeaj do vazhdoj punen sic e ka nisur!Do besh mire te shkosh te mbledhesh lepiresit qe te kane ngelur Bardhin Acken,Tabakun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin